Saturday, November 22, 2014

Ty te dija te harruar


Une ty te dija te harruar
Vite larg me kishe mbetur
Sot pa pritur e pa kujtuar
Fati serish na paska gjetur

C'dreqin je qe ketu me dole
Une te dija fare te humbur
Ti qe dhimbje dikur me solle
S'mundesh sot t'me besh te lumtur

Mos ul koken para meje
Por me shih vetem ne sy
S'dua me te rend mbas teje
Asgje nuk dua me nga ty

Here une dua te largohem
Here serish me ty dua te rri
Por kam frik se dashurohem
E s'dua me te vuaj sot nga ty

Ik me mire ne rrugen tende
As ne rruge sdua te te njohe
Te harroj e di s'e kam te lehte
Por dhe as mundem qe te shoh


No comments:

Post a Comment