Sunday, November 30, 2014

Shtegetare


Shtegetare dua te jem si dashuria
Qe shpirtrat e larget ajo bashkon
Dhe nese ti trembesh nga largesia
Si nje ure mes detit ajo qendron

Dua te jem  si zogjte e pranveres
Qe fluturojne ne qiellin e pa fund
Dhe largohen ata ne fund te veres
Kur gjethet vjeshta nis i shkund

Une shtegetare dua te jem si malli
Qe kurbetqarin aq e bren ne shpirt
Dhe shpesh enderron ai te jete i pari
Qe te kthehet ne token e tij nje dite

Shtegetare une dua te jem si ndjenja
Qe shpirtin nga mungesa ma trazon
Kur te kerkoja dhe askund s'te gjeja
Une humbja si zoge qe s'di ku shkon

Shtegetare dua te jem une si vete jeta
Qe e bukur vjen e iken e s'kthehet me
Ndaj pa dashuri, pa mall e pa ndjenja
Te vdekur jemi e nuk vlejme ne asgje


No comments:

Post a Comment