Tuesday, July 4, 2017

Argjënda Hënë


E dashur nënë të shkruaj nga larg
Të kujtova shpirti më dhëmbi vërtet
Pranvera ka ardhur këtu në timin varg
Ti muza ime e mban gjallë i jep jetë
E dashur nënë këtu stinët janë ndryshe
Dielli del rrallë dhe dimri zgjat shumë
Ditëve nuk shoh asnjë dallëndyshe
Endrrave ti shfaqesh netëve në gjumë
Sot u gëzova por dhe u trishtova pak
Një zog i vogël këndonte për cudi
Cicërimën e tij se kuptova aspak
Kujtova pellumbat ju flisnim unë e ti
Qershiza lulëzonte në kopshtin tonë
Pemët fustanë të blertë vishnin si piktur
Manushaqja priste puthjen si gjithmonë
Të hapte petalet e ti jepte kopshtit nur
E dashur nënë foton time ke në duar e di
Ndonjëherë mërzitesh dhe më qorton
Si muze dhomën kam kthyer o ime bij
Duket se cdo natë brënda saj ti këndon
Eh nënë ishe thinjur pak u trishtova
Flokëve të bardhë veten ndjeva në faj
Trikos me shtiza punuar nga ti vrapova
Mbështjellë rreth krahëve e fillova të qaj
Sa larg jemi o nënë mallkuar ky kurbet
S`di se kur do kthehem s`di se kur do vi
Nën degët e shelgut o e bekuar më pret
Hënës i flet gjatë e hijes time përkarshi
Më merr malli për gjuhën tonë të bukur
Për erën e dheut mbas shiut sa ka rënë
Nënë muza ime ku vargu qesh i lumtur
Netëve të mia ti më e argjenda hënë


" Jetëpoezi " thjeshtësie, një esse brilante e Profesor Fatmir Terziu për poezinë time. Vlerësimi, vëmendja dhe koha aq e cmuar e një personaliteti të letrave shqiptare si dhe gjetja e bukur dhe me vërtetësi artistike e përjetimit të poezive të mia është vërtet impresionuese. Në poezi, jeta është më shumë jetë se vetë jeta edhe kur ajo u dedikohet njerëzve dhe fenomeneve sociale të vërteta. Me mirënjohje dhe shumë respekt falenderoj Profesor Fatmir Terziu dhe ju ftoj të gjithëve miq të mi ta lexoni këtë esse të mrekullueshme!
Anita Hoxha 

http://www.fjalaelire.com/http-fjalaelire-com-analiza-php/31952.html
Të dashur miq!
Jam e lumtur tju bëj me dije dy poezitë e mia të përkthyera në gjuhën angleze ju bashkangjitën Antologjisë Botërore "Peligrims of Peace " se bashku me poezitë e poetëve nga 300 shtete të botës.
Ju falenderoj me zemër ,jeni mbështetja dhe suporti im më i madh
.Faleminderit!