Thursday, January 28, 2016

Urime Ismail Kadare

Ndihem e lumtur dhe me fat që sot tju uroj nga zemra Gëzuar Ditelindjen!
Ismail Kadare, krenaria e letersise dhe e kombit tonë sot e në të gjitha kohët!
Urime për një jetë të lumtur e plot suksese! Anita Hoxha

Tuesday, January 19, 2016

Në dritaren time


Cicerimave të një zogu sot u zgjova
Që druajtur trokiste në dritaren time
E njëjta këngë e bukur ndaj e njoha 
Të voglin tek cukiste mbi thërrime
Dritaren ëmbël hapa të mos e tremb
E mes duarve me plot gëzim e mora
Jasht fryn e shpirti po më dhemb
Ndaj pran zjarrit t'ngrohej unë e cova
Mes dimrit vetëm mbeta e s'di se si
Nis e më tregon zogu tek m'afrohet
Krahët më sollën ketu vetem tek ti
Se qiellit në të ftoht jo s'fluturohet
Edhe folen ma rrezoi nga pema era
Dhe unë s'po gjeje e s'di se ku të rri
Dritareve fshihem sa të vij pranvera
E mëngjeseve e lumtur më shikon ti
E dëgjova dhe e lumtur i premtova
Ndonse pranvera akoma s'ka zbritur
Unë zogut me kashtë folen ja ndërtova
Në pemën më të bukur qiellit ngritur
Oh sa u gëzua i vogli zog aq shumë
Krahët rrahu e si era qiellit u largua
Eh mbas dritareve gjate e ndoqa unë
Tek fluturonte me krahët e praruar...
Dhe sec mu kujtua kur pranvera vinte
Dhe qiejt e mbushur plot dallandyshe
Mes ditesh plot gezim femijeria ime ikte
Eh !Sa bukur, ateherë ishte ndryshe!


Wednesday, January 6, 2016

Një këngë në agim

Mëngjesi i përgjumur në të zbardhur
Mbi qytetin që flinte harruar në qetësi
Një këng dëgjohej prej qiellit ardhur
Të humba e kurr su takuam dashuri

Një kitare qante thellë parkut për cudi
Vec zogjtë atje si spektator dëgjonin
Si në ëndërr u ndez e bukura melodi
Lehtë në kor dhe zogjtë po këndonin

Nje djal këndonte atje parkut përball
Pas resh nata largohej n'botën e saj
Heshtur hëna strukej e shfaqej rrall
E mes tingujsh trishtues ai filloj të qaj

Pikat e shiut që filluan ashtu papritur
Si sfond dëgjohej me tingujt e kitares
Ky mëngjes dimeror melankolik zbritur
Këngën perplaste në xhamat e dritares

Këndoi djali e s'pushoj asnjë moment
E lotët e ngrohtë i rridhnin si i lehti shi
Cudi mendova se si ndodh në këtë jetë
Të humba e kurr su takuam dashuri

Me dhuro nje lule

Më dhuro një lule të bukurin mëngjes
Nëse vetmuar më sheh ti duke qarë
Ska gjë nëse petalet nuk i ka me ves
Ska gjë edhe nëse vjeshta e ka tharë

Më dhuro një lule manushaqe pranvere
Kur t'më shohësh hapat hedh mërzitur
Ska gjë se jane fishkur nga e ftohta erë
S'ka gjë e nëse ca gjethe i janë prishur

Më dhuro një lule ti këtë buzëmbrëmje
Kur me hënën flas e me zemër i lutem
Kur jeta të më tund në një marramëndje
Kur unë si lastar i dobët peme këputem

Më dhuro një lule këtë ditë të bukur sot
Kur të kuptosh që shpirti s'ka më shpres
S'ka gjë se e pa erë eshte akull e ftohtë
S'ka gjë dhe sikur në duar të më mbesë

Më dhuro një lule dhurom tënden dashuri
Shpirtit tënd mbushur plot dritë të vërtet
Dhe pse e vetmuar në shpirtin tim do t'rri
Fryma ime do ta mbaj gjithmone në jetë

Sunday, January 3, 2016

Dallandyshe në Dhjetor


I ftohtë ky fund dhjetori cudi sot erdhi ndryshe
Pa u trembur nga acari cicëroi nje dallëndyshe
Cicëronte e se kuptova syt i kishte plot me lot 
Derën hapa n'ngrohtë e ftova por se binda dot
Thuam këtu dimrit si mbrrite më thuaj vallë si
Rrugës gjatë si u ktheve të lutem thuama ti
Sytë ngriti për cudi drejt foles heshtur pa fjalë
Zogun vjeshtës e harrova e s'di në është gjallë
Zërin nënës ja dëgjoj zog i vogël zgjati kokën
Kjo dallandyshe për fëmin fluturoi gjithë botën
Krahët rrihte rreth foles moment që e kishte pritur
Fjolla bore në ballkon si dhuratë paskan zbritur
Zog i vogel ishte rritur kish mësuar të fluturonte
Si mrekulli qiellit mbrritur nënën e tij dëgjonte
Nisur ashtu para meje ato humbën në kaltërsi
E gjith bota ndali frymën kur fluturuan nënë e bij
Mir ardhsh o dallandyshe pranvera kur të vij
Folen tënde në ballkon do ta gjesh ti përsëri
Qiellit i percolla i përshëndeta nga larg me dorë
Endërr ishte a e vërtet dallandyshe në dhjetor?


Saturday, January 2, 2016

Vite i Art 2015

Me Ju miq të dashur po pres orën 12.00 te këtij fundëviti për të thënë të lumtur Gëzuar Vitin e Ri 2016!
Si për të gjithë Ju edhe për mua ky vit ishte plotë sakrifica e orë pagjumësie duke biseduar me poezin, shpesh herë lodhur por e lumtur për përgjigjet që poezia me shpirtmadhesinë e saj mundi të më jepte mes vargjeve, përgjigjet që prej vitesh ënderroja të merrja. Një vite që filloi me entusiazmin e librit tim te parë " Zgjimi i nje ëndrrre " dhe u mbyll me ribotimin e tij si nje gezim pa fund nga vlerësimet e lexuësve të mi. Moment i pa harruar ajo ditë Marsi kur emri im dhe poezia " For your mother " u bënë pjesë e Antalogjise poetike " INTERNATIONAL Golden Pen " publikuar në anglisht në SHBA. 19 Maj do të ndizej nga titulli i fortë http://www.ata.gov.al/poezia-e-pese-kontineteve-e-anita-hox…
" Poezia e pesë kontinenteve e Anita Hoxhes " intervistë e realizuar me shumë bukuri nga Flora Nikolla për Escxellent Albania. Ndërkohë që fillova punën për botimin e librit timë të dytë, poezitë e mia në rubrika të vecanta u publikuan në portale të rëndësishme mes poetëve më të mirë shqiptarë. Tetori do të ishte një nga muajt e paharruar në jetën time si muaji i daljes së librit time të dyte dhe i nje rëndësie te vecante ne krijimtarine tim me titullin emblematik " Të flesh me yjet në agim ". Ndërkohë në festat e nëntorit organizuar nga komuniteti shqiptar i Montrealit, Kanada nderohem në mungesë me Certifikatë Mirnjohje për poezin time. Miq të dashur, si mbyllje e këtij viti, një tjetër gëzim në punën time do të regjistrohej në Shkup të Maqedonisë ku në Festivalin e Fëmijeve " Bilbilat e Korabit 2015 " fituese e cmimit të parë do të shpallej kënga " Dua të këndoj " me tekst Anita Hoxha dhe muzikë të Zince Mimidinovski.
Një vit me hapa të kujdesshëm, me shumë punë dhe plot gëzime!
Një vit i përjetuar në cdo minutë mes miqëve të mirë kudo në botë dëshmuar edhe nga vizitat e shumta nga 65 shtete kudo nga të gjithe kontinentet në blogun tim.. http://anitahoxha.blogspot.com/
Miq të nderuar ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe gëzimin tuaj në gjithë këtë vit që do të mbetet për mua i pa harruar.
Gëzuar!
Ju perqafoj,
Anita