Wednesday, January 6, 2016

Me dhuro nje lule

Më dhuro një lule të bukurin mëngjes
Nëse vetmuar më sheh ti duke qarë
Ska gjë nëse petalet nuk i ka me ves
Ska gjë edhe nëse vjeshta e ka tharë

Më dhuro një lule manushaqe pranvere
Kur t'më shohësh hapat hedh mërzitur
Ska gjë se jane fishkur nga e ftohta erë
S'ka gjë e nëse ca gjethe i janë prishur

Më dhuro një lule ti këtë buzëmbrëmje
Kur me hënën flas e me zemër i lutem
Kur jeta të më tund në një marramëndje
Kur unë si lastar i dobët peme këputem

Më dhuro një lule këtë ditë të bukur sot
Kur të kuptosh që shpirti s'ka më shpres
S'ka gjë se e pa erë eshte akull e ftohtë
S'ka gjë dhe sikur në duar të më mbesë

Më dhuro një lule dhurom tënden dashuri
Shpirtit tënd mbushur plot dritë të vërtet
Dhe pse e vetmuar në shpirtin tim do t'rri
Fryma ime do ta mbaj gjithmone në jetë

No comments:

Post a Comment