Me Ju miq të dashur po pres orën 12.00 te këtij fundëviti për të thënë të lumtur Gëzuar Vitin e Ri 2016!
Si për të gjithë Ju edhe për mua ky vit ishte plotë sakrifica e orë pagjumësie duke biseduar me poezin, shpesh herë lodhur por e lumtur për përgjigjet që poezia me shpirtmadhesinë e saj mundi të më jepte mes vargjeve, përgjigjet që prej vitesh ënderroja të merrja. Një vite që filloi me entusiazmin e librit tim te parë " Zgjimi i nje ëndrrre " dhe u mbyll me ribotimin e tij si nje gezim pa fund nga vlerësimet e lexuësve të mi. Moment i pa harruar ajo ditë Marsi kur emri im dhe poezia " For your mother " u bënë pjesë e Antalogjise poetike " INTERNATIONAL Golden Pen " publikuar në anglisht në SHBA. 19 Maj do të ndizej nga titulli i fortë http://www.ata.gov.al/poezia-e-pese-kontineteve-e-anita-hox…
" Poezia e pesë kontinenteve e Anita Hoxhes " intervistë e realizuar me shumë bukuri nga Flora Nikolla për Escxellent Albania. Ndërkohë që fillova punën për botimin e librit timë të dytë, poezitë e mia në rubrika të vecanta u publikuan në portale të rëndësishme mes poetëve më të mirë shqiptarë. Tetori do të ishte një nga muajt e paharruar në jetën time si muaji i daljes së librit time të dyte dhe i nje rëndësie te vecante ne krijimtarine tim me titullin emblematik " Të flesh me yjet në agim ". Ndërkohë në festat e nëntorit organizuar nga komuniteti shqiptar i Montrealit, Kanada nderohem në mungesë me Certifikatë Mirnjohje për poezin time. Miq të dashur, si mbyllje e këtij viti, një tjetër gëzim në punën time do të regjistrohej në Shkup të Maqedonisë ku në Festivalin e Fëmijeve " Bilbilat e Korabit 2015 " fituese e cmimit të parë do të shpallej kënga " Dua të këndoj " me tekst Anita Hoxha dhe muzikë të Zince Mimidinovski.
Një vit me hapa të kujdesshëm, me shumë punë dhe plot gëzime!
Një vit i përjetuar në cdo minutë mes miqëve të mirë kudo në botë dëshmuar edhe nga vizitat e shumta nga 65 shtete kudo nga të gjithe kontinentet në blogun tim.. http://anitahoxha.blogspot.com/
Miq të nderuar ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe gëzimin tuaj në gjithë këtë vit që do të mbetet për mua i pa harruar.
Gëzuar!
Ju perqafoj,
Anita
No comments:
Post a Comment