Tuesday, February 28, 2017

Gjyshërve të mi


Ditëve të mia munguat gjatë
Sot fustan kujtimesh veshur
Si dikur fëmij me duart lartë 
T'ju përqafoj dua pa reshtur
Asaj jete ndoshta bënë ftohtë
Asaj jete ku ju s'morët asgjë
Dheu juaj do ju mbaj ngrohtë
Ngrohti i lotëve hedhur në të
Pranvera sërish do të bleroj
Sërish do t'bleroj shpirti juaj
Qiparisi heshtur do t'qëndroj
Netëve me yje do t'rri zgjuar


Tuesday, February 21, 2017

Foto e vjetër


C`me flet me sy kjo foto e vjetër
Ne fëmijë e prindrit ulur në mes
Nostalgjike më ktheu në kohë tjetër 
Zgjuar ëndërrova deri në mëngjes
Si medalion të varur në murë e pashë
Sa të lumtur ishim mendova me vete
Mbi kornizë dy pika lot kujtim i lashë
E një mall që më përndjek kësaj jete
Humbën ato vajzat që luanin shtëpisë
Vellai capken larg fluturoi nga këtu
 Përdore mora kujtimet e fëmijërisë
E dola të shëtis në një lulnajë diku
O zot thërrita kthemi ato vite përsëri
 Prindrit t`na shtrëngojnë dorën fort
Për ta do mbetemi të vegjlit fëmi
Ditëve trëmbemi kjo e egër botë
Në shtëpinë e prindërve si në një muze
Kujtimet tona si relike të vjetra buzëqeshin
Netëve si me magji fotos mblidhemi ne
Në supet e njeri tjetrit kokën e mbështesim


Friday, February 17, 2017

Mikes sime të fëmijërisë


Ne ishim dy mike por sot ti s'je më
Unë vitesh mbaj për dore hijen tënde
Auror polare ndonëse tretur në asgjë 
Unë të pres në zgjimin e cdo ëndrre
Ne ishim dy mike por sot ti s'je më
Vec zëri yt ndër vite më ndjek pas
E bukur mes yjesh me të bukurin zë
Unë këndoj këngët e tua plot maraz
Dy mike ishim ardhur kohë më parë
Humbur vitesh sikur s`kishim lindur
Unë sot e vdekur që eci ndër të gjallë
Ti e lumtur e plot dritë harresës ikur
Ne dy mike në c'do kohë do të jemi
Përhërë përdore e me këngë në buzë
Prej fëmijërie sa herë mall do t'kemi
Në tastierën time ti do t'vish si muzë


Unë


Kam kohë mallit për ty si thërras mall
Por dhimbje që dhëmb shpirtit si plag
Tani kthyer sonabul shfaqesh si i gjallë
Humbet shtegut të zemrës zhdukesh larg
Kur zbardh agimi e dielli aq bukur cel
Ti mbi petale si vesë shtrihesh e fle
 Kam kohë mallit për ty si thërras mall
Por makth prej gjumit netëve më ngre
Kam kohe mallit për ty si thërras mall
Por yll që më ndrin të madhen shpresë
Ditëve të mia ti troket rrall eh shumë rrall
Ti ëndërr e bukur do mbetesh një mëngjes


Saturday, February 11, 2017

C'kuptim kanë vitet?


S'është cudi, do t'plakem një ditë
Ngjyrash thinjat kurr s'do ti fsheh
Paqe unë do t'bëj me gjith mëritë 
Bindur s'do besosh se ti më njeh

I njëjti detë do jetë e njëjta kaltërsi
Të reja dallgë bregun do të puthin
I urtë si dele do t'jesh bërë dhe ti
Vitet mërite do t'provojn ti zbutin
Fshehurazi do shohësh diku larg
Vajzën që luan me erën dashuruar
Unë lehtë do t'prek në krahë pak
Më parë kthem puthjet ty dhuruar
S'është cudi, do t'plakemi një ditë
Si grinjare para kafes cdo mëngjes
Hei i dashur kurr s'vdesin dashurit
Thëngjijtë një puthje zjarre i ndez!





Friday, February 10, 2017

Ai buzëqeshte përsëri


Gëzueshëm të thash për habi
Më shume të dua ti bëhu poet
Thellë shpirtit shih si unë dhe ti 
Drite per vargjet ne t'gjatat netë
Embël qeshe e gropëzat në faqe
Shpirt me the unë s'shkruaj dot
As era që gjethet hedh në parqe
As për dallandyshet s'derdhë lot
Shkruaj, shkruaj, flisja papushim
Gjithë fjalët ktheji në t'bukur grua
Embël puthi si t'puthje trupin tim
Lot derdh si t'më humbisje mua


Monday, February 6, 2017

Ti i ruan sirtarëve të tu akoma 
Gjethet e para t'vjeshtës që ranë 
Mallit pranverë mbetën të njoma
Mallit me të tyren aromë temjan



Thursday, February 2, 2017

Mos pyet !

Mos pyet si quhej ajo që për ty derdhi lot 
Për ditet, për vitet e c'ngjyrë kishin ata sy 
Thuaj një vegim ishte shuar në këtë botë 
Mos harro për jete ajo fle në shpirt me ty


Wednesday, February 1, 2017

Uroj një muaj sa më të mbarë për të gjithë ju miqt e mi .
Me dashuri  Anita Hoxha