Monday, April 27, 2015

Thuam qe ishe enderr


Ne nje udhekryq te ndjeva cuditerisht 
Ti ne supe me preke e ike pa u ndiere 
Me floket e gjata e ate trup te brishte 
Si dege qershize lulezuar ne pranvere

Une nje caste i teri ngriva kur te pashe
Por zemra fort me rrahu ate moment
Oh kjo eshte mrekulli me vete thashe
Une 18 te isha plot enderra adoleshent

Ti mes flladit ike e koken me se ktheve
Vec parfumi yte embel u perhap ne ere
Valle vertet ishe o syt sot mi genjeve
E koken pas e kthyen dhe djem te tjere

Dhe ti ate dite humbe ashtu si me magji
Por une n'udhkryqe dola dhe tjeter here
Me ore prisja te me shfaqeshe serish ti
Me aromen e parfumit perhapur ne ere

Kujteses ajo dite me mbeti kohe te gjate
Isha i lumtur o i trishtuar jo as vete se di
Ti endrrave m'shetisje e bukur dite e nate
Me aromen e parfumit mbetur si hajmali



Saturday, April 25, 2015

International Golden Pen

Sot, kete dite te ngrohte pranvere mberriti ne duart e mia Antologjia Nderkombetare "International Golden Pen" publikuar nga Milda Publishing. Mes poeteve te perzgjedhur nga e gjithe bota eshte edhe poezia ime FOR YOU, MOTHER. Ky liber eshte nje sukses i vertet duke menduar se poezia ime kushtuar nenes eshte nje nga poezite e mia me te bukura. Kete gezim vendosa ta ndaj me ju miqte e mi duke ju falenderuar per gezimet qe me dhuroni cdo dite si dhe nje falenderim te vecante per miken time Milda Ribaj.



Ska kohe per falje


Kujtoj ti koken s'e ktheve me nga une
As une s'te thirra ndaj sot jam penduar
Une me shprtit te doja vertete shume
Ndonse per ty cdo gje kishte mbaruar


Tej fundit te rruges ti humbe ne erresire
E tjeter rruge more drejt nje vajze tjeter
Kenges qe kendonim ne do njihemi mire
Ndonse do t'tingelloje si muzike e vjeter


S'ka kohe per falje deri ketu ish udhetimi
Une me malle po kthehem ne vendlindje
Nese pas shume vitesh ne do te shihemi
Do njihemi parfumit dhuruar per krishtlindje


Lulja e Kujtimit



Kjo lule prej vitesh thare ne ditarin tim harruar
Prej harrimit une e nxorra e u ndjeva e gezuar
Mori fryme e sikur celi apo une keshtu e pash
Syri te ajo me ngeli eshte ne jete me vete thash


Dhe e mora neper duar e shtrengova fort ne gji
Ajo kohe larg harruar serish me ktheu te ti
Ishte takimi yne i pare apo ndarje as vete se di
Pse kjo lule perfundoi e vetme mbyllur ne kuti

Lulen shihja e hutuar ti me zbrite ketu ne shpirt
Vitet ecen ngadale a une mbetur kam ne ate dite
Lulja e zbehte me shikoi e me foli qete papritur
Si se mban mend ate diten larg atij kur pate ikur

Dhe ate dite ne cast kujtova gjithe tonen histori
Puthjen e pare perjetova poshte pemes nen cati
Kjo mimoze e vogel sot heshtur vitesh eshte thare
Me dhimbje e mbaj ne duar e u shkreha ne te qare

Sa e dhimbsur eshte jeta te kisha humbur miku im
Thare mimozen sot e gjeta e t'kujtova me permallim
Une s'kthehem te kerkoj e as ti mos me kerko mua
Ne ditare lulen e kthej e te mendoj sa here te dua

Ne dritaren time


Cicerimave te nje zogu sot u zgjova
Qe druajtur trokiste ne dritaren time
E njejta kenge e bukur ndaj e njoha
Te voglin tek cukiste mbi therrime


Dritaren embel hapa te mos e tremb
E mes duarve me plot gezim e mora
Jasht fryn e shpirti po me dhemb
Ndaj pran zjarrit t'ngrohej une e cova


Mes dimrit vetem mbeta e s'di se si
Nis e me tregon zogu tek m'afrohet
Krahet me sollen ketu vetem tek ti
Se qiellit ne te ftohte jo s'fluturohet


Edhe folen ma rrezoi nga pema era
Dhe une s'po gjeje e s'di se ku te rri
Dritareve fshihem sa te vij pranvera
E mengjeseve e lumtur me shikon ti


E degjova dhe e lumtur i premtova
Ndonse pranvera akoma s'ka zbritur
Une zogut me kashte folen ja ndertova
Ne pemen me te bukur qiellit ngritur


Oh sa u gezua i vogli zog aq shume
Krahet rrahu e si era qiellit u largua
Eh mbas dritareve gjate e ndoqa une
Tek fluturonte me krahet e praruar...


Dhe sec mu kujtua kur pranvera vinte
Dhe qiejt e mbushur plot dallandyshe
Mes ditesh plot gezim femijeria ime ikte
Eh sa bukur, atehere ishte ndryshe!


Monday, April 20, 2015

Portreti


Para piktures ti heshtur rri menduar
Une e bukur si enderr paskam ardhur
Ne ate portret qe me zemer pikturuar 
Aq fresket si ajri agimit ne te zbardhur

Rrembyer potretit ket'mengjes ne leter
Ty melankonia te pushtoi ndaj ndalove
Dhe Monaliza uli syt e c'te bente tjeter
Eh piktor buzeqeshjen time dashurove
Dhe vetes i the eshte enderr mos beso
Frym e saj bleron larg ne nje vend tjeter
Ti mbas enderrave me kot mos fluturo
Edhe kryeveper le te jete eshte ne leter
E ndoshta une sot te lendova padashur
Edhe ngjyrat serish i gabova s'di perse
Ti buzeqeshja me e bukur qe kam pasur
Me e mistershme se Monaliza per mua je


Friday, April 17, 2015

Fund Prilli Ishte


Ti u largove ate fund Prilli , bija ime ishte pranvere
Iku viti e erdhi serish Prilli e ti s'u ktheve asnjehere
Une s'degjova me per ty e me sy s'te pash me kurre
Ne dhe te huaj te kane pare dore per dore me nje burre
Une te kerkova bija ime, te kerkova ne gjithe boten
Shpirti im per here te pare une per ty mallkova token
Une neteve rri zgjuar e pres, nje lajm por s'vjen asgje
Kush te mori e ku te cuan, thuam ku e njohe bij ate
Ti femije si drita rritur, ai nje burre i madhe ne moshe
Dhimbjen qe une ndjej sonte, t'uroj kurre mos e provosh
Thuam ku je e pse nuk kthehesh, nenen tende ku e le
Per ca rroba u genjeve e sot asgjekundi gjurme ti s'ke
Ku je bije iku serish Prilli dhe dallandyshet s'po i shikoj
Celen lulet e mbushen parqet une mes tyre po te kerkoj
Bije ku je ty ku te cuan, thuam c'far bene me trupin tend
Te rrahen bij ti me thuaj, une po cemendem ne kete vend
Ku je bij o shpirti im, une zemer nene jam e me s'duroj
Kjo bote e eger si po me mbane une pa ty s'di te jetoje
A e mban mend moj bija ime kur ti buzeqeshje si femij
Shpirtin mbushur plot gezime, nene me thoje s'ka si ti
Bij thone rrugeve t'kane pare, prostitute t'kan vene emer
Ti ishe drite e shtepise tone, sot ta humben emrin femer
Dhe iku nata bija ime, ti ne shtepi as sonte jo su ktheve
Bote e mbushur me mashtrime, o bije ti pse u genjeve
Dhe do t'pres neteve te pragu, se jam nene e s'duroj dot
Bije s'harrohet kurre gjaku, do t'kerkoje ne gjithe kete bote
Nese kurre s'do munde te vishe , shpirtin do le nje amanet
Engjell do t'kthehem bij ta dish, prej shpirtit tim do t'jap jete

Tuesday, April 14, 2015

Te jetosh pa ty

E vjen fund i dashurise ashtu papritur
E ndarja vjen ta marre ne krahet e saj
Ajo nje mrekulli nder vite me ne rritur
Si nje peme e bukur qe bleron ne Maj

E s'do kete me buzeqeshje si c'do here
E tufa lulesh shtrenguar ne duart e tua
Te larget do t'kthehemi si shume te tjere
Dhe ti s'do t'i lutesh zotit te me ruaj mua

N'udhkruqin e fundit do t'themi lamtumire
E koken mbrapa ne t'ikur s'do e kthejme
Per zemrat ndarja eshte vertet veshtire
Kur njeritjetrin as ne endrra me s'e gjejme

Dhe fund i dashurise vjen ashtu papritur
Ajo lodhet se kerkuari e dorezohet lehte
Si keshtjelle kujtimesh n'lote mure ngritur
Ku nese une s'jam as ti s'do t'jeshe mbret

Kurre zemren s'e pyeta

Kurre s'kam ditur sa te doja, zemres pyetje jo si bera
Vec perballe kur te shihja, si gjethe dridhesha e tera
Gjithe sa shkruajta zemerthyer, une i mbylla ne sirtare
Kohe e shkuar une e quajta, harresa per jete le ti marre

Sonte mos u zemero me mua, une t'kam dashur ti e di
Ndonse serish dhe sot te dua, por jo s'kthehem perseri
Vajza t'tjera ti do te njohesh e dashuri do t'ju premtosh
Thelle shpirtit do me shohesh e s'do munde te bisedosh

Do t'kuptosh qe do t'mungoje, kur me tjetren heshtur je
Sa une kurre ajo s'do t'doje e ju s'do t'jeni kurre si ne
Kur radhe gotat do t'i hedhesh, ne mes miqesh ne loka
Zerin tim do te degjosh, kthehu n'shtepi te thote ngadale

Sa te doja une kurre s'pyeta, porse zemren e pyes sot
Valle a vlejti dashuria, sa e mrekullueshmja vere ne gote
Harruar kujtimesh ate tjetren, ti pa kuptuar po e genjen
Large syve t'saj buzeqeshur, po m'kerkon e s'po me gjen

Monday, April 13, 2015

Poezia

Sot per mua eshte nje dite plote gezim qe une kam deshire ta ndaje me ju miqe te mrekullueshem! 
Anita

Manjetofon i vjeter

Ajo dhome qirinje ndezur ku mbreteronte qetesia
Nje manjetofon shperndante heshtur nje muzike
T'i afrohem s'mundem prandaj ulur large tij rrija
Si nje zog i trembur qe erresires ka shume frike

Mu be si n'enderr te degjoja te tijen kolle te thate
E une ne heshtje e degjoj e s'mundem te bej ze
Sa malle o zote sa malle e nostalgji ne kete nate
S'di si mu duk afer meje ulur te shihja serish ate

Kujtoj kur shkove se ajo nate me shi jo s'harrohet
Mendova ne jete me e qete e vetme pa ty do isha
Me ze te larte te thashe jeta me ty jo me s'durohet
E se pa ty jeten une me te lumtur do ta kisha

Ti ashtu koke ulur zbrite shkallet me koke menjane
Qetesi ndjeva e nje cast pa ty e lumtur mu duk bota
Gjithcka harrova, c'me the, c'te thashe e c'fare thame
E ne valixhe t'harruara lashe c'do gje qe ishte e jotja

Sonte kjo nate, ky shi, ky manjetofon qe s'pushon
Keta lote qe mbysin at'kujtim shkuar large ne vite
S'di si ndodhi, pse ky shpirt sonte ty po te kerkon
Valle pse perkedhel shkallet qe ate dite ti i zbrite

Sonte ti s'je por si dikur vece e jotja valixhe e vjeter
Heshtja mureve e une ulur prane zjarrit si gjithmone
Po ajo muzike, ai manjetofone, ajo kenge e asgje tjeter
Serish dimer e vec kolla jote ka kohe qe me mungone

Radio ILIRIDA

Sot nje kenaqesi qe vjen nga Radio ILIRIDA, Itali.
Ju falenderoj dhe ju uroj gjithmone suksese!
Anita

Mos me kerko

Menduar duke ecur kete fillim vjeshte
Mes gjethesh rremujshem shperndare kudo
Me behet si atehere te degjoj ne heshtje 
Fjala jote e thene ftohte - mos me kerko
Mes bukurise kesaj bote u ndjeva e braktisur
E me vete pershperisja mes lotesh- Perse?
Kujtoj rrugen e kthimit mora vetem e merzitur
Ne ate rruge ku bashke me mua ti me s'je
U largova dhe pse thelle shpirtit une s'doja
Mes dashuris e urrejtjes te pyesja a me do
Ndoshta s'te mungoje kur mengjeseve te zgjoja
E une kurre s'munde ta harroj - mos me kerko
Dhe erdhi nje dite qe ne sy u pame papritur
E zemrat si dikur kenduan - mos me harro
Ajo dashuri e larget qiellit sot paska zbritur
Pa mundur te harronte ate - mos me kerko

Kur po afrohej vjeshta

Sot qava per ty e ndjej t'afrohej vjeshta
E mbeshtetur ne ate peme lisi te thate
E prej zemre shkruajta pa fund rrjeshta
Qe drejt teje udhetuan aq shume large

Sot qava per ty si femi e trishte vertet
Dhe zogjte qiellit me shihnin te habitur
Si re e bardhe per ty malli vjen e zbret
Thelle zemres heshtur ty duke te pritur

Sot qava per ty harruar ne timen bote
Une s'te harrova por te dua s'mundem
Ketij lisi t'bukur per ty nisa ti flas me lote
E kujtimet si vesa trendafilash shkunden

Sot qava per ty e nuk pres qe ti te vish
Dite pas dite n'vite kujtimi per ty u shua
Sot kjo vjeshte me lendoi kaq e trishte
Mes dhimbjes s'asaj kohe qe sot u zgjua

Sot qava se s'mundem te dua serish tani
Por me veshtire o zot e paskam te harroj
Te lutem kete vjeshte mos u kthe perseri
Ne paqe me ler pranveren shpirtit ta jetoje

Kohe e perjetshme

Ka nje kohe per tu puthur ne i dashur
Kur perqafuar buzembremja te na gjej
Ashtu si ka edhe nje kohe per te urryer
Kur veten n'zemren tende une s'e gjej

Ka nje kohe duart shtrengojme i dashur
E dashuri premtojme te jete e pa fund
Ka nje kohe kur vjen nje dite padashur
Kur dashurine jeta si valet na i lekund

Ka nje kohe ne jete edhe per te dashur
Ashtu si ka edhe nje kohe per te harruar
Edhe pse nje jete te lumtur kemi patur
Pyesim valle a do t'mbetemi t'dashuruar

Ka nje kohe per t'vazhduar para i dashur
Se jeta ne rruget e saje cdo dite na fton
Sic ka nje kohe qe per te pyetur i dashur
Perjetsisht a do t'mbetemi pergjithmone?

Nje shprese per ty

Po te sjelle nje rreze drite, drite prej shpirtit tim
Te ndricoje rrugen tende kur te jesh ne erresire
Doren te zgjase e te jape, nje te ngrohte perqafim
Zerin time ta degjosh e cdo gje do te shkoj mire

Po t'dhuroj nje buzqeshje, qe ty jeta s'ta dhuroj
Po te jap syte e mi qe ti boten ta shohesh t'bukur
Po te jap supin tim te qashe e t'mbeshtetesh ne te
Rete qiellit do tja heqe qe perhere te jesh i lumtur

Tuesday, April 7, 2015

Ndoshta deti i kuptonte

Pulbardhat fluturojn ne qiellin e pafund
Une i shoh te kthehen serish nga larg
E ngrohta ere e detit embel i perkund
Dite vere eshte e sot ndihet ne cdo prag

E qete shetis bregut te detit e menduar
Nen kete diell qe djeg e aq shum ndrine
Atje tej shikoj dy njerez mes tyre harruar
Burre e grua qe perjetonin cmendurin

Afrohem e me ze te dridhur i pershendes
E kjo rruge per te ata mu duke aq e gjate
Njerez te cuditshem takova kete mengjes
Te pa shprese sikur deti t'ishte toke e thate

E duket se kurre se kan njohur dashurine
Ne kete buze deti jetojn dhe shihen rralle
Si dy brigje larg njeri tjetrit gjithmon rrine
E u behet te ndjejne ti njome e njejta vale

Veten pyes valle c'mund te kete ndodhur
Perse valle si hije mes tyre ata qendrojne
Dy njerez aq te varfer prej viteve t'lodhur
Ngrohtesine te njeri tjeri me s'e kerkojne

Veshtrimi i saj i trembur, i shuar e pa jete
Dhe ai qe rrinte ne boten e tij te mjeruar
Ca guralece pa mendje hidhte ai ne dete
Tmerruar prej detit me bunkere mbuluar

Ajo dic'foli ashtu e heshtur neper dhembe
A une ndoshta s'e kuptova dhe aq mire
Bije kjo jete qe ka ardhur duhet te trembe
Ne ne plazh nuk kemi ardhur per tu nxire

Te pa pune jemi, pa femije, pa nje shtepi
Atje ku na ze nata ne rruget krevat i kemi
Jo s'di si mundet bije te jetoj i shkreti njeri
Sot nen mbrojtjen e detit e qiellit ne jemi

Dhe ai burre i urte foli ne funde nje fjale
Dhe syte i hodhi tej ne limanin qe dukej
Mijra anije sote kam pare nga ai port dale
Dhe zeri i tij nga lodhja shpesh i venitej

Pyes ku eshte gruaja nena qe lind njerine
Ky baba qe nje jete te tere vec ka punuar
E sot si te huaj prane njeri tjetrit ata rrine
E duket se keta njerez pa jete kane jetuar

Thelle shpirti m'dhembi ndaj une s'fola
Familja ku eshte, ku humbi, ku perfundoi
Me lote ne sy familjen time larg kujtova
Si shume te tjera n'rruget e botes shkoi

Une syte s`jua ndava tek i shihja qetesisht
E me shpirte therrita deri sa ushtoi deti
O zot ku shkoi njeriu qe krijove mrekullisht
Kryeveperen tende me thuaj c`fare e gjeti ?


Wednesday, April 1, 2015

Zemer nene

Ah bire sonte te shkruaj nisa per ty
Ndjeva t'me mungoje ti kaq shume
Kjo mesnate larg teje me lote ne sy
Qe s'pushojne e me rrembejne si lume

Ah bire u ngrita mesnate e veshtrova
Krevatin ku i vetem flije mbetur boshe
Kur i vogel te perkundja sonte e kujtova
E perrallat qe s'mundesh t'i harroshe

Nen ze si atehere une fillova neper nate
Ato kenge qe dikur une embel ti kendoja
Kjo nate s'do t'ike e eshte pafund e gjate
Ndaj gjithe ditet me ty fillova ti kujtoja

Bire ne vend te huaj te shkoi femijeria
Ti cdo dite rritesh e po behesh burre
Sikur te mundsha me vrape do te vija
Te betohem une s'do te lodhesha kurre

Atje ne Gjermanine e larget eshte bore
E ketu pranvera erdhi me manushaqet
Kujtoje kur i kepusje e i mbaje ti ne dore
Kur vrapoje e te skuqeshin si molle faqet

Ty gjumi tani te ka zene bire e ka kohe
Por ti s'e di s'e une c'do nate rri zgjuar
Une thelle shpirtit te ndjeje e te shohe
Ty engjell perendie nga zoti vete bekuar

Cdo dite ti m'pyet nene si je ma thuaj
Kur zerin ta degjoj e lumtur une jame
Ate ze te brishte zemres thelle e ruaj
Dhe si drite per shpirtin une e kame

I malluar per shoket ti me pyet radhe
Une te gjith i njoh shpeshhere i takoj
Si atehere mengjesit sa kish zbardhe
Une serish e lumtur mes tyre te shikoj

Nata po bie bie dita qete po zbardhe
Bire sonte ti ne enrrat e tua je harruar
Kujtimet e tua ne shpirt kaluan radhe
Se nene jame e neteve per ty rri zgjuar