Saturday, October 31, 2015

Rini e humbur

Me vështrimin dritareve ai rrinte i heshtur
Dëgjonte shiun e tej xhamave shikonte
Dikur vjeshtës e gjetheve kishte qeshur 
Sot kujtimesh ai një muzë po kërkonte
Ndihej plakur vitet mbajtur mbi shpinë
Burgut kujtim një këmb tërhiqte zvarr
Telave me gjëmba për lirine coi rininë
Mes poezive t'trishta e këmbëve litarë
Kësaj bote c`i bera mendoi ai me vete
Apo gabim c'farë bëra në këtë jetë
Ti ëndërr djaloshare burgjeve mbete
Për vargje shkruar dikur në një fletë
Veten shikonte në një pasqyr te thyer
Ballin me dhimbjen e viteve mbuluar
Brënda telave rimat me lot i pat ngjyer
E netëve dritë hëne ai kishte lexuar
Vështrimin dritareve e qiellin veshtroi
Buzëqeshja e lodhur i ndriti të tijat buzë
Atë cop qiell humbur me dhimbje kerkoi
Atë dashuri djaloshare atë te tijën muzë

Thursday, October 29, 2015

Letra e nenes

Kur ta lexosh këtë letër unë s'do t'jem më
Netëve te prita me drit hëne shqetesuar
Lodhur vitesh s'mund ta shoh më as atë
Pleqëria biri im, dritën duket ma ka shuar
Je martuar më kanë thën bir sa u gëzova
Një urim të shkruaja unë doja por s'munda
S'di shtëpine e re kur e more a të mungova
A vallë vitesh zemrës tënde unë i humba
Ninullën tënde këndoj nëpër shtëpi me lot
E m'bëhet si dikur në krah foshnje të mbaj
Malli i nënës s'shuhet bir as në tjetrën botë
Dhe as kur shpirti im të hesht e qielli të qajë
Dhomën tënde se kam prekur e rregulluar
Drita fshhurazi hyn dritares cdo mëngjes
S'di si munde ndër vite nënën pa takuar
U plaka bir por pa të parë s'dua të vdes
Bir dërgoma atë shallin që të kam kërkuar
Se jam plakë e thell shpirtit ndjej ftohtë
Biri im ti s'mund ta dish sa m'ke munguar
E vetme mes shtepisë unë t'pres më kot
Dëgjova si Australis së largët je pasuruar
Gëzimit për ty s'fjeta e gdhiva e pa gjumë
Bir mos e harro atë shall që t'kam kërkuar
Kur i vogel ishe ti nënën e doje aq shumë
Nga dhimbja yt atë iku s`të pa me sy o djalë
Një amanet më la ta them unë ty ndër sy
Shpesh fshatit rreth me këmb i kishte dalë
Dhe përtej reve i bëhej sikur të shikonte ty
Nëna s'do t'mallkoj pse kurr ti s'e shikove
Pse ditët pleqerisë zvarriti vetëm pa njeri
Pse ne aq vjet kurr si fole nuk e kërkove
Nëna shpirt atje larg do t'vijë e t'flej tek ti
Kur ti lexosh këto fjale unë s`do të jem më
Ndoshta ti do t'kthehesh te shtëpi e vjetër
Pemë të thara tjetër sdo gjesh ti më asgjë
Amanetet e dy prindërve lenë në një letër

Friday, October 23, 2015

Shprese


Ndodh rrallher natën të rrish zgjuar
Hënës ti flasesh gjatë n'dritaren tënde
E trishtohesh për fatin ashtu shkruar 
Ditën ta fillosh bukur pas një ëndrre
Ndodh rrallherë të rrëzohemi papritur
Fundin t'shohësh si po të vjen ngadal
Duhet krah i fortë tokës për të ngritur
Një përqafim të duhet e vetëm një fjalë
Ndodh rrallhere të duhemi pakuptuar
Dehur prej mallit kur t'prek e të ndjej
Krahëve të tu përkëdhelem dashuruar
Ashtu cdo ditë si n'ënderr të më gjej
Ndodh rrallherë ndjehem e trishtuar
E vetes i them ky trishtim po të lodhë
Por asnjeherë në jetë pa shpresuar
Jetë e gjatë o mik t'gjithëve na ndodh



Tuesday, October 6, 2015

Libri im i ri

Të flesh me yjet në agim " sot është mes jush miq të dashur. Jam shumë e gëzuar. Publikuar nga Botimet " TOENA" me cmim Lek 500, librin me poezitë e mia do të mund ta keni që sot në shtëpite tuaja duke më shkruar në inbox. Ju faleminderit, Anita.

Sunday, October 4, 2015

Faleminderit mikja ime!

Një fillimjave plot emocione kjo e hënë, plot gëzim për mua dhe miken time të mrekullueshme Qerime Sejdiraj që sapo më dërgoj foton e librit tim të parë " Zgjimi i një ëndrre " që mberriti në shtepin e saj te bukur në Brooklyn Ct, NY. Të falenderoj mikja ime për keto momente të bukura që ndajmë së bashku në kët jetë!

Saturday, October 3, 2015