Saturday, October 22, 2016

Cmimi i pare " Dallandyshja "

Një mbrëmje plot emocione e plot gezim në Dibrën e Madhe.
Në Festivalin e këngës për fëmijë "BILBILAT E KORABIT" 2016 (edicioni i 6-të) për të dytin vit radhaz pas cmimit te parë me këngën DUA TE KENDOJ kënga ime " DALLANDYSHJA " kënduar nga vogëlushja me zërin e mrekullueshëm Jozefina Jani, teksti Anita Hoxha e muzika Zince Mimidinoski, mori Cmimin e Parë si INTERPRETUESJA ME E MIRE. Jashtë bënte ftohtë
por entusiazmi i fëmijëve, këngët e bukura, mikëpritja e ngrohtë e miqëve Dibran dhe momenti i dhënies së cmimit të parë interpretueses të këngës " DALLANDYSHJA " e bën atë mbrëmje të paharruar për jetën time. Falenderoj nga zemra dy organizatorët e kompozitorët Zince Mimidinoski dhe Saimir Shehu. Një falenderim e mirënjohje për familjen Floriana e Ariton Jani për mikëpritjen shumë të ngrohtë e vëllazërore.

Thursday, October 20, 2016

Te dashur miq!


Albanian Ecxellence, per edicionin 2015 - 2016 " Histori Suksesi " per gjinine e Poezise ka propozuar emrin tim,
me pyetjen:
Mendoni se ANITA HOXHA me poezine e saj ne 2015 - 2016, eshte Histori Suksesi?
PO apo JO ?
Ju ftoj te gjitheve kudo qe ju jeni te mbeshtesni pozitivisht emrin tim!

https://www.ata.gov.al/poezia-e-pese-kontineteve-e-anita-hoxhes/

Thursday, October 6, 2016

Nje dite

Kur të lexosh ti zemrën time
Si një ditar kujtimesh shkruar
Mos u perhumb ti në mendime 
Sa herë kam humbur e kam fituar
Nëpër honet e saj do kërkosh si fajtorë
Atë fronin që ndërtova për ty dikur
Me lot në sy do pyesësh veten me orë
Cudi zemra brenda saj ndërton mur?

Vjeshte


Përsëri Tetor si kohë më parë
Qyteti përgjumet dritash ndezur
Ato ditë lumi me rrjedhën i ka marrë 
Vetëm hëna ngjan si fëmi e qeshur
Cdo fillim Tetori kthehem te ky vënd
Orën e kohës kërkoj ta kthej mbrapa
Era si muzik më joshë me zërin tënd
Gjethet prekin tokën si të tuat hap



Diell ne Montreal

Të dashur miq !
Para disa ditësh me ftesë të Kryetarit të Bashkësisë Shqiptare Montreal isha e ftuar në ceremoninë e hapjes së viti shkollor 2016-2017,ku morën pjesë znj. Eva Nassif Deputete Parlamentit te Kanadas për Vimy ne Laval, znj.Mary Deros Nënkryetare e Bashkisë Montreal, z.Vasilios Karidogiannis perfaqesues i Kryetarit te Bashkise Laval z.Marc Demers - Maire de Laval, z.Belarbi Kader përfaqesues i qëndrës komunitare në Montreal,prindër dhe nxënes. Kryetari i Bashkesis z. Rikard Shpori uroi të gjithë të ftuarit, prindër dhe fëmi si dhe bëri prezantimin e Mësueses.Kjo dite ishte e shënuar për të gjithë komunitetin Shqiptar të Montrealit sepse znj .Eva Nasif i dhuron një certifikate shkollës që mban emrin e Shenjtores Shqiptare Nënë Tereza
Falenderoj Kryetarin e Bashkesisë Shqiptare te Montrealit
zotin Rikard Shpori
Falenderoj komunitetin tonë atje për një pritje të shkëlqyer të të ftuarve .