Sunday, June 28, 2015

I pasur ne shpirt

Shpesh te ajo shtepi me deren e pa lyer
Nje fukara shoh qe rri pas saj mbeshtetur
Kepucet e vjetra kohe e Luli vocerr shqyer 
E veshtrimin e lodhur drejt horizontit tretur
Dhe nje dite ndalova ti flas per shoqeri
Aty mbeshtetur mbas dere ula une me te
U habit e zgjati nje bisht cigare te grisur
Kete kam si i zene ne faj e tjeter asgje
Mu dridh trupi tek shihja syt e heshtur blu
Si det i trazuar nga lodhja e nga dhimbja
Sikur botes i fliste o bote jam serish ketu
Dhe disa dite e trokiste pragut Krishtlindja
Ju luta bije zotit nje dite me shpirt vertet
Aspak per para per pasuri betohem aspak
Doja vetem nje deshire sa frym marr ne jete
Ne krahet enderrash te fluturoj botes larg
Nese te gjitha ditet me shkuan mjeruar ne jete
Askush nuk mendoj asnjehere kurre per mua
Doja nje deshire te bukur nje deshire te vertet
Te fluturoj globit ne vendet qe shpirtit une i dua
Se jeta bije eshte e shtrenjte esht e cmuar
Dhe pse kur larg gezimit te jetes ke mbetur
Ska gje nga bota e nga njerzit une jam harruar
Dhe pse vitet kaluan te ky ndryshk mbeshetur
Une doren ja shtrengova men dhimbsurifemije
Dhe qava per kohen e rende qe ka ardhur
Do doja o mik nje dite e bukur per ty te vije
Ndaj zotit ju luta mengjezit duke zbardhur
E turp me erdhi nga parfumi Versace hedhur
Ti rrotull mendjesd me erdhe ne ate dere
Mu kujtua bishti i cigares grisur e dredhur
Si merr frym o bote me njerez kaq te mjere


Ne endrra

Ne enderr takohemi ne cdo nate
Ti flet e une ne heshtje te degjoj
Dua qe kjo bisede te vazhdoje gjate 
Para se mengjesi te zbardh te agoje
Diten nuk shihemi as nuk takohemi
Sikur nuk jetojme bashke ne nje planet
Ashtu ne largesi ne prap dashurohemi
E presim endrren t`na kthehet shpejt
Une ne jete s`te takova asnjehere
Ndaj mezi pres gjumin qe te me vi
Kam frik te zgjohem ashtu menjehere
Peng te endrres ne mbetem pergjithnji


Mall

Me hap te shpejte le te nxitoje jeta
Une asnje cast s`te kam harruar
Dy emrat tane te shkruar i gjeta
Sa kohe e gjate paska kaluar
Ndoshta kur ishim femije fare
A ndoshta pak te rritur adolishent
Mos ndoshta era i shkroi ne dritare
Apo nga malli u gdhenden vete
Le te shkojne vitet duke vrapuar
Si qilim gjethet le ti shtroj vjeshta
Une jam ketu ste kam harruar
Jetoj me kujtimet hedhur ne rrjeshta


Sunday, June 21, 2015


Falem Nene

U vonova nene e avionin s'munda ta kap dot
Aerportit si femi i erdha verdall une duke qare
Dhe qiellit sy perlotur i bertita me ze te forte 
A ka nje zog mbi krah ketu te vij e te me marre
U vonova nene e ti me shpirtin tend po lufton
Ora e jetes pa meshire mbrapsh filloi rrotullimin
Ti ne shtratin e vdekjes me sy femijet i kerkon
Mes dhimbjes qe po ta fik buzqeshjen e gezimin
Te lam nuse te re nene kur shkuam ne atehere
Me ate gershetin e gjate nje nga nje na percolle
Me nallanet e drunjta kur u ndame ate pranvere
Nje trendafil te bardhe per secilin nga ne mbolle
Sa vite shkuan nene e ti thoje s'mund te vij atje
Ne token tende bije je zonje vetem atje ke vlere
Por mua sot pran vetes pran shpirtit nuk me ke
Dhe as une s'do te kem per te gjithe vitet e tjere
U vonova nene e gjalle dote s'te gjeta ty o zot
E putha me lot shtratin e qava mbi rrobat e tua
Ah nene se c'ndjeva me fjale une s'mundem dot
Pse t'lam vetem nene pse shkuam n'dhe te huaj
U vonova nene e as duart sti putha ste mbajta ere
Kam mbetur si nje lise eres se stuhis atje rrezuar
Ah nene te lutem zgjohu e serish ne krah me merr
Te ndihem femije e vogel si dikur prej teje llastuar
U vonova nene e n'shtepine e fundit s'te percolla
Veten mallkova pse ne jete u takuam ne aq rralle
Kujtimet e dhimbjen mes tufes me lule une ta solla
E mes lotesh te lutem nene falme e ma bej hallall


Eh, c'te kujtoj me pare

Eh, c'te kujtoj me pare nga e jona histori
Vetmuar ndjek henen atje ne qiellin e saj
Oh une s'di valle e sheh aq bukur edhe ti 
Per mua ketu e ty atje e hena nis te qaje
Eh, c'te kujtoj me pare nga e jona histori
T'fundit gjethe ndjek qe pemes u shkeput
Une s'di atje ku jeton e sheh njesoj dhe ti
Kur si n'enderr ajo bie ne nje qilim te bute
Eh, c'te kujtoj me pare nga e jona histori
Valle shpirtin shkretetir a e ndjen edhe ti
A ndoshta dritareve si une loton edhe ti
A ndoshta henes i lutesh per mua perseri
Eh, cte kujtoj me pare nga e jona histori
Sonte gjumi po me merr me te ne shpirt
Pyes a te vjen gjume njesoj si une dhe ti
A ndoshta mbuluar yjesh flet me perendite


Wednesday, June 17, 2015

Ndodh

Dhe ndodh ndonjeher te merzitemi
Dhe ndodh qe trishtimi vjen mysafir
Lodhur mendimesh ndjejm t'flladitemi 
Ne kujtimesh si te lidhur me zinxhire
Dhe ndodh ndonjeher te pendohemi
Per fjalet qe dikujt dot nuk ja thame
Nga koha e kaluar papritur rrethohemi
Atehere kur qeshem e me jo s'u pame
Po kur dielli del ne mengjes aq bukur
E kur lulja noton ne ate brilanten vese
Ti e kupton kjo dite do te bej te lumtur
Ti e kupton se shpirtit e ke nje shprese




Tuesday, June 16, 2015

Vajza qe ju fliste luleve

Ashtu si enderr me floket e gjate ne mes
Ajo cdo dite shkonte mes lulesh ne park
Me to embel fliste e ju uronte mirmengjes 
E me to kuroren ajo e bente bukur varge
Ato koken ulnin e perkedheleshin si femij
E parkun e dehnin lumturishte me arome
Ajo te gjithave ju fliste me shume dashuri
Si femije qe germat per here te pare lexon
Nje manushaqe e druajtur syt uli papritur
Dhe vajza e trishtuar syte mbushi me lote
Lule e vogel ti prej qiellit ne lulishte zbritur
Pse s'munda te shikoja e s'te shpetova dot
Vajza lulen e mori e ne duar e vuri ngadale
Dhe me dhimbje e shihte ashtu ne heshtje
Mes lotesh qe rridhnin ajo shqiptoj ca fjale
Mos valle ty te mungoi e imja buzeqeshje?
E ndjehu qe fryme manushaqja me s'mori
U perpelite ashtu me koken ulur e pa jete
Dhe nje psheretime prej shpirtit vajza nxorri
Oh sa keq qe n'lulishten time me s'do t'jete
E vajza u kendonte luleve te saj aq bukur
Dhe diellit i lutej me zemren e brishte te saj
Ti qe nje bote me rrezet e tua ben te lumtur
Te lutem lulet e mija ti lulezoj e mos i thaj
Se kur pranvera t'vij dua serish ato ti shoh
E tju kendoje kengen e bukur manushaqeve
Prej aromes e brishtesis te gjitha do ti njohe
Ato te voglat mike qe t'lumtura celin parqeve

Thursday, June 11, 2015

Shtator i trishte

Kur nje shtatori vjen e gjethet bien nje nga nje
Te trishtat kujtime nisin e rizgjohen n'shpirtin tim
Neteve dritares e menduar e tjeter s'shoh asgje 
Vec gjethet e arta qe parkun mbulojne papushim
Ti mbete shtatorit qe shkoi e mbete shume larg
E mua asnje leter s'me erdhi e asnje lajm nga ti
Ndaj sa here i arti fund shtatori me troket ne prag
Une mall ndjej dhe zemra me mbushet nostalgji
Dhe sot ky shtator m'erdhi ndryshe se cdo here
Nje dashuri e re e zuri si nje enderr vendin tend
E shpirti im u mbush plot mimoza si ne pranvere
Dhe pse shpesh horizontit shoh portretin tend

Saturday, June 6, 2015

Miqt e mi ju ftoj te shikoni grafiken e re te blogut tim, si nje dite pranvere! Ne te njejten kohe nga kater shtete duke gezuar kete feste te vertet lexuan poezine " Une dhe Esenini ". Nje mrekulli. Ju uroj nje fundjave te lumtur kudo qe ju jeni me familjet tuaja!


Dallendyshja


Kur erdhe dallndyshe une s'te pashe kete here
a ndoshta pak melankolike me beri kjo pranvere
Ngjyren tende te kadifte sdi si s'munda ta dalloje 
Une pranverat e meparshme gezoja me ty njesoj
Kur erdhe dallandyshe bukuroshe sqep gershere
ti gjithmone vije ndryshe e me falje nje qiell te tere
E folen atje nen cati une dimrit ta ruajta me kujdes
me zogjte e tu te ktheheshe nje te bukur mengjes
Kur erdhe dallandyshe pse shpirtit s'te ndjeva pse
Vall me mua u merzite e vetem duke te pritur m'le
Te gjithe iken fluturuan e s'u kthyen as vete se di
Jo ti mikja e perjetshme te lutem mos me le dhe ti
Dashuria ime fluturoje large nder vite te tera rresht
E nuk u kthye as kur gjethet rane ne ate fund vjeshte
Harrova puthjet nen yje e nga ajo kohe s'mbeti asgje
Shpirti im vjeshte u kthye e pranvera jo s'erdhi me
Falme mikja ime besnike e zemres une ty te kam
Falme se pak e dobet sot s`di as vete pse une jam
Ndaj ne dore te mora te puthe te ndjehem ndryshe
Ti gjithe boten ma lumturove e bekuara dallendyshe