Tuesday, June 27, 2017

Shpirti i femrës një që nuk njeh vyshkje ( Mendime të çastit pas leximit të librit me poezi të poetes Arianita Hoxha ” Të flesh me yjet në agim” ) / Nga: Agron Mema

 

https://atunispoetry.com/2017/06/27/shpirti-i-femres-nje-qe-nuk-njeh-vyshkje-mendime-te-castit-pas-leximit-te-librit-me-poezi-te-poetes-arianita-hoxha-te-flesh-me-yjet-ne-agim-nga-agron-mema/

 

 

Sunday, June 11, 2017

Pranverë e thyer (Bazuar në një histori të vërtet)


Ajo e vogël lastar e njomë pranvere
Duarve mbante një të bardhë arush
Sytë ulur qëndronte atje mbas dere
Lotët fshihte t'mos e shihte askush
Vitrinës dyqanit ju afrua hap lehtë
Xhamat vezullues ndritën prej saj
Me zërin e ëmbël shitses i foli qetë
Zë dallendysheje si në të parin Maj
Kukull t'bukur dua për motrën time
Sot 1 qershori është tha nën zë
Cdo fillim qershori e shumë kujtime
Cdo fillim qershori qirinj ndez për të
Sot me motrën doja t'isha përqafuar
Lotët ngrohtë mbuluan qerpikët e saj
Atje tej rrugës emri saj është shkruar
Atje tej rrugës mbi mermer të bardhë
Qershorit qirinj ndezur në mesnatë
Qielli mbështjellë krahëve mantel zie
Me motrën shpirtin përqafuar gjatë
Hëna netëve nanuris tinguj nostalgjije


E mira nëna ime


Më erdhi nëna sot o miqt e mi
Më erdhi në kët'vend të largët
Një shami t'vogël mbante në gji 
Nëna ime e mirë e trup pakët
Më edhi nëna sot o miqt e mi
Kokën mbështeta n'gjirin e saj
Një tufë trëndelinë n`atë shami
Të parën trëndelinë që cel Maj
Më erdhi nëna sot o miqt e mi
Zemra mu dehë nga dashuria
Me atë tufëz mbështjell në gji
Me nënën më erdh'vendlindja


Shtëpia në kodër puthur nga dielli


Largë atje në fshatin e nënës sime
E vogëla shtëpi tej në kodër mbetur
Atje ku shëtit e gjithë fëmijeria ime
Atje të parat fjalë e hapat hedhur
Dielli që ndrin gjineshtrat mbi zabel
Zogjtë e posakthyer pemëve fshehur
Një re capkëne fshehurazi qiellit del
E baltë e tokës mallit më mban dehur
Ja dhe një lulëkuqe që celi pranvera
Ndihej të më thote u ktheve sërish ti
Tej arave me grurë këndon bukur era
E shpirti më mbushet nga kjo mrrekulli
Tutje atje tej më thërret në qetësi lumi
Zëra fëmijësh sjell një cast ndërmënd
Netëve m'kujtohen e më largohet gjumi
Netëve me yje që kalova në këtë vënd
Fshatit dal vrapoj më thërret fëmijëria
Gjurmët lënë ateherë koha si ka tretur
Në fshatin e nënës sime janë vitet e mia
Shtëpisë vogël atje mbi kodër mbetur
Të gjithë larguar si zogjtë shtegëtarë
Vetëm gjyshja ka mbetur pragut ulur
Në prehrin e saj gjumi më kish marrë
Flokët janë zbardhur duket më e bukur
Në shtëpinë e vogël rrëzë kodrës mbetur
Dy fëmijeri si shoqe luajnë nëpër shtëpi
Fëmijëria e nënës shpirtit gjyshes fshehur
Fëmijëria ime m`del përpara sa herë vij


Shpirt nëne


Akoma t'ngrohta rrobat nëpër dhomë
Aroma e duarve mbetur ditëve të saj
Mbi komodine një foto cdo fjalë dëgjon
Ndaj koha të re e t'bukur do ta mbaj
Cdo gjë e njëjta asgjë ska ndryshuar
Hapur perdja kur shihte parkun n'vjeshtë
Mbi xhama buzëqeshje saj e vizatuar
Vec tik-taku orës sot s'di pse hesht
E shoh tek ecën me shapkat ngjyrë blu
Dhe luga dëgjohet mbi pjatë si gjithmon
Karrigia sikur thot unë jam mes jush ketu
C'do gjë si më parë asgjë e saj s'mungon
Fluturoi si dallëndyshet në vjeshtë iku shkoi
Por kaltersisë do mbetet kthyer në hënë
Me ikjen e saj dhe heshtja cdo gjë mbuloi
Në shpirt u kthye cdo gjë që ajo ka lënë