Wednesday, November 22, 2017

Ky vitë, kjo Krishtlindje

Bredhin ngjyrë të bardh këtë vit e mora
E si cdo vit të pres këtu ulur si gjithmon
Ja dritat i ndeza ndonse m'dridhej dora
Të kujtohet e zbukuronim me stilin tonë
Dhe as ketë vite ti s`mundesh të vish dot
Por unë dhuratën sërish ty ta kam blerë
Poshtë bredhit e vura une si për cdo mot
Ndonse ti s`mund ta hapësh as këtë herë
Një makinë të vogel t'bleva me kurdisje
E di, ti me lot do te qeshësh kur ta them
Të kujtohet i lumtur ti i vogël kur e ndizje
Me thoje kur të rritem shofer dua të jem
Po tjeter këtë vit? Po ta tregoj dhuratën
Një xhup të mora ne dyqanin për karshi
Me uroj dhe shitësi, bij ti më pac uratën
Thuam për kë e more, deshire kam ta di
Ngriva, s'dija c'të thoja, s'fola asnjë fjalë
Kaq shumë është rritur djali që ti ke larg
Ngrohtë shtrengova xhupin e ndjeva mall
Këtë fund dhjetori Krishtlindjeve në prag

No comments:

Post a Comment