Monday, February 29, 2016

Për shpirtin tënd Migena

( Me dashuri, mikes së pa harruar, Migena Faruku, 
që u nda tre ditë më parë prej nesh )
Fotoja jote një bukuri zotit e rrall
Mike përse ky fat për ty shkruar
Sa do të doja sot mes nesh gjall
E miqësine sot t'ma kishe kërkuar
Eh sa gjëra s'munda ty për ti thenë
Ndaj sot po shkruaj zemër coptuar
Mbi t'fundit like poezisë sime venë
Shikoj e kurr s'kam për të harruar
Për ty një mrekulli kisha menduar
Me dashuri e pregatita shume gjatë
Sa do t'doja posti im të kish ndaluar
Shpirti yt të mos fluturonte qiellit lart


Friday, February 26, 2016

Unë e prita në pranverë

Pranë bredhit t'hershëm që bën hije
Një lule dele dritë bardhë atje bleron
Diellit agimit i gëzohet e kur nata bie 
Dhimbsur bredhi me degët e mbulon
Fëmijet rreth saj këtë verë si pa më
As të dashurit fatin s'provuan si dikur
Një jete pa kujtime këtë botë po e lë
Ndonse e vogël e plot bukuri e nurë
Pranverës sërish i hapi degët bredhi
Por përsëri lule delja s'celi prane tij jo
Thonë bredhi netë e netevë lot derdhi
E të dashurit s'kuptuan do t'jet jo a po

Wednesday, February 24, 2016

Ajo vajzë e vogël tregonte

Kukull prej druri babai m'dhuroi një ditë 
Me t'vjetrat rroba t'shtëpis ne e veshëm
Lulishtes kur vrapova të luaja me fëmitë 
Në copa ata ma thyen e me mua qeshën

Lodra une s'munda të bleja asnjëherë
Të sëmur prinderit e të papunë mbetur
Ne diell a mes shiut e me të fortën erë
Dita ndiqte diten e unë ënderrat e etur

Pas mësimit rrugëve unë kërkoj lëmosh
Mamas ilacet cdo ditë më duhet ti blej
U rrite bijë duhet tani ne të na ndimosh
Unë me moshën time veten filloj gënjej

Vrapova e me te bukurën kukull i mora
Habitur ajo pa e gëzim s'ndjeu për cudi
Kukullën ja zgjata duke mu dridhur dora
Kur dëgjova t'thoshte unë s`kam fëmijëri

E vogëla vajzë e lagjes ti kujtim mbete
Dhimbje mes dhimbjes vitesh do ta ruaj
Ndoshta ti thua në dreq shkoft kjo poete
Kur si fëmijë une s'munda kurr të luaj...!

Tuesday, February 23, 2016

Toka Jonë


Atje në vendin tim në te bukurin vënd
ku dielli celë e ndrin dynjan cdo ditë
Kur pleqtë e mocëm akoma bëjn kuvënd 
atje ku vendin e kanë vetem mrekullite
Atje ne vendin tim ku malet janë te larta
atje merzen bagetia dhe shkelin hapat e mia
Atje dielli ndrin liqeneve e i ben te arta
atje mik eshte vendi im Shqiperia
Ku qielli ngjan me syte e nje vogelusheje
atje ku cdo gje duket mjeshterisht pikturuar
Ku zogjte me cicerima mbas nje gëmushje
Atje eshtë toka jonë nga Perënditë bekuar
Këtë tokë e lash e në endrra vjen cdo nate
atje te gjitha dashurit te dua me kanë thenë
e sot jam në tjetër vënd si një lis i thatë
atje nënë e motër e fëmij kam lenë
Atje ku nena plakë sheh perendimin
dhe qan se unë nuk u ktheva dhe sot
Atje kur ika lashe rinine e gezimin
sot endem rrugeve i vetem neper bote
Atje ku njerzit janë njerëz të tjerë
te varfër por me zemër të madhe
Atje kur vajzat e bukura cdo pranverë
me shoqja shoqen hedhin valle
Atje mik ësht Shqipëria vallë a ke dëgjuar ?
atje me eshte miqesia atje me mend unë jam
Matmazel herr amigos sinjor a ju kam treguar
Dhe pse ne qiell te huaj Shqiptar emrin e kam


Borë dhe përsëri borë


S'di si ndarje e quajtëm ate natë
E para natë e borë filloi të binte
Rruga e largimit mu duk e gjatë 
E bora qerpikeve filloi të shkrinte
C`ndodhi vall thuam ku gabuam
Mbi supe sërish blu ngjyruar shalli
Si kujtim i dashuris që ne jetuam
Sa herë e shoh mbushem nga malli
Sa bukur sot është dimër përsëri
Bora dëndur flokëve m'bie si atëherë
Një trendafil mes bores për cudi
Nga malli ynë s`vyshket asnjëherë


Thursday, February 18, 2016

Me zemër

Muzgut të shuhen fjalët që s'ti thash 
Netëve gjithë c'ndjeva viteve për ty 
Një jetë do lutesha për atë c`ka pash
Mos t'thahej loti që dikur flinte në sy

Wednesday, February 17, 2016

Në sytë e tij lexoja

Burgjeve ëndërrat e rinis mu tretën
Sytë dhimbjes kërkonin për t'kujtuar
Si kafshët cirkut telave ne mbetëm 
Thjeshtë të vdekur vdekjes harruar
E internuar ishte dhe dashuria ime
Ndarë kësaj bote e su takuam kurr
Lodhur stinëve e pritjes në vegime
Viteve malli ditëve ngrinte një mur
Ah një ditë pranvere lajmi i papritur
Sëmundja shpirtin ja kishte mundur
Trupi i saj në at'dhe kishte zbritur
Atdheu që rinin ja kishte zhdukur
Lamtumir jeta ime atje në gjelbërim
Puthjet, pritjen, plagët i more në varr
Ndjej t'afroj e fundit orë e fatiti tim
Ditës kur at'rrugë dhe unë do të marr
Dëgjoja e përhumbur në mendime
Lotët shikoja rridhnin e s'mbaheshin
Sa dashuri vrarë telave n'internime
Zemra që larg tjetrit si lule thaheshin

Monday, February 15, 2016

Mjafton një përshëndetje

Si përherë shkallëve t'biblotekës
Tempull i dijes ëndërrash harruar
Dy studente dëgjoj si njëra tjetrës 
Ja Anita e imja poete e preferuar
Dorë e saj ngrohtë në sup ngadal
Dritë e aromë vajzërie në moment
Mes perqafimit të urta t'sajat fjalë
Sa e lumtur që të takova sot vërtet
S'kuptoj si jeten time njeh për cudi
Kujtime e fëmijerin te ty kam gjetur
Kur për nënën shkruajte at'mrekulli
Nenen qava kësaj bote vitesh ikur
Dashuris e dritës t'asaj studenteje
S'di si fjala në buzë mua më ngriu
Një zë i ngrohtë burri Përshëndetje
Para meje i madhi Xhevahir Spahiu
Ai njeri i madh i thjesht njekohësisht
Perlat e tij një muz mbetën për mua
Buzëqeshi njerezor e aq paqësisht
Mesazh që poezin më shumë ta dua
Foto kujtim me vajzën mora me vete
Momente që kujesës mbesin për jet
Vecse rizgjim e muzë prej kesaj dite
Ajo përshëndetje me të madhin poet

Saturday, February 13, 2016

Mbrëmje

Një fjalë plot dritë për ty sot do të doja
Dehur tek shihja sytë e tu plot shkëlqim
Lumturie jo s'munda as ta gërmëzoja 
Dhe vete bota mu duk fare e pakuptim
Shpesh provova të harroja por më kot
Cdo takim të fundit e quajta e s`di pse
Po kur shoh të zbresi ai yti ngrohëti lot
Lumturohem për magjinë që te unë ke
Frigohem afër teje e do doja te rri gjat
Zemrës ndezur puthjet shuar ne buzë
Mes frike e trishtimit sot ndihem me fat
E vetmja fjalë që munda - e imja muzë

Thursday, February 11, 2016

Si ajo ditë

Verë duke pirë rreth zjarrit që drurët treti
Si sonte të kujtova ishte mesnatë me shi
 
Gota duarve thyer berë copa-copa mbeti
 
Prej t`fundit puthje mbetur buzëve nga ti


Monday, February 8, 2016

Mos pyet

Mos pyet si quhej ajo që për ty derdhi lot 
Për ditet, për vitet e c'ngjyrë kishin ata sy 
Thuaj një vegim ishte shuar në këtë botë 
Mos harro për jete ajo fle në shpirt me ty



Saturday, February 6, 2016

Ditë Janari !

Rrugicës ku fëmijerin kam kaluar
Sylla mbylla loznim atje te lisi vjetër
Një vajzë mbante me të voglat duar
Ndimojeni jetimin shkruar në letër


Ndjeva bota t'rrotullohej në moment
Rreth trupit t'saj nga t'ftohtit mavijosur
Të pakrehurat kacurrela flladuar leht
Këpucëve gishtat e këmbëve gjakosur


Shitësja e vogël e shkrepseve atje
Dikur fëmij e kisha lexuar disa herë
E vogla mblidhte lekët aty përdhe
Kalimtarët sërish hidhnin lek të tjerë


Motrës do ti blej me foli drejt në sy
Një dhurat ndaj lyp dita sa ka gdhirë
Kur buzëqesh ajo ngjan shumë me ty
Ditlindjen ka sot e mbaj mënd mirë


Lodra nuk njohëm si tjerë moshatarë
Dhe qerpikeve të saj rreshqiti një lot
Malli për prindrit shumë më ka marrë
Fëmije të pafat ne ishim në këtë botë


Ditëlindjen e motrës mes lotësh i urova
Dhuratën vendosa n'duart e vogla të saj
Ditë janari e jetimen ngroht e përqafova
Fati i urova të bukurës si lule në maj