Thursday, June 9, 2016

Të dish të presësh


E njëjta pritje si dikur vetem edhe sot
Pikat e shiut ëmbël puthnin buzën time
E ashtu heshtur shuhen me të miat lot
Në trupin njomur e harruar në kujtime


Sunday, June 5, 2016

Vjeshtë me shi

Në jetën tonë s`mbeti më asgjë C`do gjë u shemb nga fjalët pa kuptim Ishim dashur por nuk duheshim më C`do gjë po kthehej me emrin harrim Zemra largimin dot se pranonte Por dhe të rrija me ty ishte e kot Dashuria shtigjeve të errëta vraponte Syve nxitonte pa fjalë i nxehti lot S`kemi c`kujtojmë c`farë ishim a`therë C`farë jemi po ta kujtoj unë tani Ishim dy lule që celëm në pranverë Mbetëm dy gjethe vjeshtës me shi



Saturday, June 4, 2016

Dite e gezuar

Të dashur miq!
Poezia ime vazhdon të kapërcejë kufij lexuesish edhe njohjesh në
mbarë botën .
Gjuha më e fundit që e e përfshin në gjuhën globale është gjuha Arabe me përfaqësim Arabinë Saudite, e cila njëhësohet edhe si vendi i 78- të ne blogun tim http://anitahoxha.blogspot.al/ 
Shpreh falenderim dhe mirënjohje për komunikimin më të ri, por dhe për gjithë lexuesit e poezisë time.
Me respekt
Arianita Hoxha

Friday, June 3, 2016

Ikën vitet

Ikën vitet nënë e ti mbete një dorë Vetmia rëndon si hall përmbi hall Flokët e zbardhur si malet me borë Me shpirtin për fëmijet mbushur mall
Ikën vitet nënë e ashtu u bëre si fëmijë Dritareve me shikimin tënd përmalluar Tej fundit të rrugës pret se mos do vijë Ndonjëri prej fëmijëve vitesh mërguar
Ikën vitet nënë perëndia jonë e vetme Jetën na dhurove e s'kërkove ti asgjë Ditën drejt qiellit parajsës së përtejme Kjo botë e akullt kuptim s'do të ketë më
Ikën vitet e një mëngjes ëngjëll fluturoi Në frymën e fundit shqipëroi një amanet Në zemrat e fëmijëve unë dua të jetoj E hapsirash u përhap qiellit e mbi det
Ikën vitet e shpirti u kthye në pulëbardhë Qiellin bardhësi e mbushin ato cdo ditë Trupi netëve në dritë yjesh për të parë Rrugën drejt shtëpis kur t'vijnë fëmijtë