Monday, January 5, 2015

Luli i vocerr

Kush tha qe lulit te vocerr i ka ikur koha
Dhe se Migjeni e shkruajti per kohe tjeter
Me dhimbje e tmerre sot une e kujtova
Ne nje kohe moderrne ate histoi te vjeter

Duke ecur rruges trotuarit sot me nxitim
Syte me gozhduan aty ne nje kende rruge
Nje djale i vogel robagrisur e pa kepuce
Fshehurazi njerezve hante nje cope buke

Ngriva e u bera statuj nene ne moment
Si gjethe vjeshte u drodha dimrit e thare
Shpirtit thelle ndjeva urrejtje: no koment
Atje mes ketij dimri te ftohte e me acar

Nje buzqeshje nene munda qe ti jap
Dhe pse gjith boten une do t'ja dhuroja
Me vrap serish u ktheva ta gjeja e ta kap
Si femijen tim me aq mall ta perqafoja

Ti afrohesha doja por s'mundesha dot
Ne zemer me mbeten syte e vegjel blu
Veshtire t'harroj trishtimin i kam dhe sot
Dhimbjen qe lexova shpirt ne syt e tu

Si engjell rruges ikte ashtu i vetmuar
Ne duart e ngrira ajo cope buke e thate
Migjeni ne nje kohe tjeter e kish shkruar
Por koheve moderne me force u perhap

Mire u takofshim thash thelle vetes time
Dhe me urrejtje pa fund mallkova qeverite
Ti ne jeten tende shpirt pac vetem gezime
Kur s'kujdeset shteti te ruajtshin perendite


No comments:

Post a Comment