Sunday, February 15, 2015

Udhetoja per München

Udhetoja për Mynih une këtë mëngjes Perballë meje te lodhur shohë një burrë E ftoj të afrohet e thërras une me kujdes Ndonse udhetimesh s'me ndodhe kurre
Pranë meje ulet e i druajtur falenderon Unë fshehurazi i hedh një sy nga habia Dhe ai me sy më ndjek edhe vazhdone Sot 70 vjec une largohem nga shqiperia
Ne syte e tij thelle ai fshihte nje trishtim Dhe pse si kaltersi e qiellit ata i kishte Ndërmend solla te shtrenjtin babain tim Sikur në vend te tij prane ulur të ishte Vajze ne kete jete isha pa fate me tha Unë e shihja si e ngrirë gjithe e hutuar Shoh një pikë lotë syrit te tij ngadale ra Nga koha une kam qën dhe jam dënuar
Kam parë nënën te qante shpesh herë Shpesh dhe vete kam qarë në këtë jetë Vec një fjalë ndërmend e sjell përherë Burri kurre s'qan c'faredo halli qe të ketë
Të lutem folem me qartë e ftova unë Ndaj heshtur afrohem prej kurioziteti Në sytë e tij shkrepi nje dritë e zjarrtë Në ata sy ndihej dhimbje thellë si deti
Per një fjalë qe atehere shava qeverinë Burgjeve perfundova shumë vite te tjerë Rrethuar telash me gjemba e cova rininë Atje brenda dha shpirt nëna ime e mjerë
I martuar isha dhe kisha une nje vajzë Por gruaja me la mes gjembave rrethuar Mu duk si zemres ju ndeze nje shkendije Qe thelle shpirtit e mbante vite patrazuar
E qava me lotë atë dashuri atje me tha Sot lodhur prej jetes arrita në ket moshë Kohës kur ajo iku dhe vetem atje më la Mendova shih para se duhet te jetoshe
Veten se vrava mes gjembave rrethuar Vetes i dhash forcë e i dhash shpresë Nëse ti ne jetë nje here ke dashuruar Ajo ne shpirtit do t'jete derisa të vdesë
Dhe arriti një ditë ne mes ketij mjerimi Një letër e nisur nga e largëta Gjermani E njoha shkrimin ndaj ngriva nga gëzimi Me lotë e dhimbje më shkruante ime bije Baba une do të dua shpirt sa jam gjallë Ky malli per ty nder vite mua më ka tretur Une zotit ju luta dhe ju luta vite me radhë Kujtimi per ty si nje dhimbje me ka mbetur
Avioni ndaloi unë rrugën time vazhdova Më priste dhe mua im bir në aeroport Mik i dashur jam i lumtur që të takova Ndonse fatet na cudisin në këtë botë
Dorën serish ngriti dhe kokeulur u largua E shihja tek ecte ai menduar e ngadalë Ne cast leshoi valixhet e vajzës ju lëshua Perqafim aq te bukur kurre s'e kisha pare Këtë histori ne zemer do e mbaj me vete Dhe në vitet që vijnë s'do ta harroj kurrë Prej trishtimit e nga vetmia e kësaj jete Unë sot pash me syt e mi te qaj një burrë

No comments:

Post a Comment