Kjo nate me qiellin yjesh mbushur plote
Mes tyre hena si nje medalion po ndrin
Provoj e s'mundem yjet ti numeroj dote
Mes pemesh embel era gjethet feshferin
Tej nje vajze ecte e shante me ze te lart
Une koken ktheva ashtu s'doja ta shikoje
Ajo rruges shkonte e vetme poshte e larte
Dhe un e shtangur ndjek fjalet qe degjoj
Si femij lote te ngrohte thante me nje leter
M'u duk sikur e njihja ndaj afer ju afrova
Ishte vertet vajza e kabares e askush tjeter
Si nje dhimbje mes nate ndaj une ndalova
Pse qan i thash por pergjigje jo une s'mora
Goditur nga dikush mbulonte shenjat ne fytyr
E perqafova e me force si e cmendur i fola
Veten a e ke pare si je bere ti ne pasqyre
Filloi t'me tregonte e nderkohe dridhej e tera
Mes lotesh fliste e ndihme po me kerkonte
Ajo filloi te tregonte pa fund gabimet e bera
Dhe shpirti i saj i njom nga dhimbja renkonte
Kam ikur nga shtepia ajo nisi te me tregonte
Rritur me prinder qe sherre benin ne cdo nate
Nje dite familja shkaterruar ishte e s'egzistonte
Ndaj une u largova e rrugeve gjeta kete fate
E genjyer ne nje kabare lagjeje une punova
Tavolinave kerceja droguar e fare e pa tru
Shpesh kliente te rastit krevateve perfundova
E sot e vetme e rrahur jam perpara teje ketu
Mu dhimbs aq shume se nene jame e femer
Para saj e brisht u ndjeva dhe fare pa fuqi
Ne moment doja te gjeja ate njeri pa zemer
Qe mundi dore te vinte mbi nje vajze femi
Perdore e mora e pa folur ulemi ne nje vend
Si nene nisa ti flase ashtu me dore ne zemer
Bije kjo bote do force ta perballosh do mend
Sa veshtire eshte ne kete vend te jesh femer
U ngrit dhe ngroht me perqafoi si e pafajshme
Femijet e mi une mendova qe jane adoleshent
Shpirtit dhimbja qe ndjeva ishte e tejskajshme
Ndaj zotit ju luta kjo kurre t'mos ndodhe ne jete
No comments:
Post a Comment