Ndarja po troket ne dashurine tone
Akujsh te ftohte jemi ne shnderruar
Gezuar s'do te kete me si gjithmone
Dhe as buzeqeshje neteve perqafuar
Te e jona tavoline qirinjte jane fikur
Puthjet dhene njeri tjetrit jane harruar
Kjo dashuri arratisur tashme ka ikur
Zjarri yt shpirtit zbrazur eshte shuar
Kafen mengjeseve ndare do ta pime
Dhe gazten sdo ta sjelle me ne ket'ore
Dy te pafjale qe te flasin jo me s'dine
Heshtin e shenje bejne vec me dore
Ndarja jetes tone trokiti ashtu pa pritur
Hyri dhe e druajtur u ule ajo mes nesh
Ti koheve larguar ike drejtim pa ditur
S'e statuje guri s'mundesh me te jesh
Ndjej te largohemi kjo eshte e vertete
Deren pa perplasur ika e pa zhurme
Nese gabimin duhet t'a pranoj dikush
S'ka gje i dashur ate le ta mbaje une
No comments:
Post a Comment