Si ateher pranvere une mallengjehem
Vite e stineve paskam munguar gjate
Renduar zemra mallit sot po kthehem
Te e vogla shtepi e gjysherve ne fshate
Cdo gje eshte bere tjeter ka ndryshuar
S'po e shoh as te larten peme te selvise
Atje mes kodrave lulekuqeve mbuluar
Mezi e gjej une rrugen drejt shtepise
Shpirti kujtimesh mbushur e nostalgjia
Si atehere vajz e vogel une kthem sot
Mes lulesh kerkoj te shohe hapat e mia
Dehur aromes dhe mallit per kete toke
Porta e hekurt ndryshkur eshte tashme
Atje para shtepise e shtangur si statuje
Prej perroit te vogel s'degjohet me asgje
Dikur gumezhinte e rridhte aq shume uje
Njeri - tjetrin e ndiqnim me vrap shume
Si dikur sy mbyllur fshehur po te kerkoj
Ja edhe rruga qe na conte tej deri ne lume
M'u dhimbs se s'paska mbetur me njesoj
Femijeria jone atje rrugeve te fshatit ngeli
E gezuara femijeria jone mbetur vite larg
Ja atje me tutje eshte akoma dhe zabeli
Ku zogjte pranverave fluturonin varge
Gjyshe malli per ty me ka marr kaq shume
Trupin tend deri ne dhimbje dua t'a perqafoj
Sot jam nene por ne femij jam kthyer une
Ne prehrin tend te fle une dua te enderroj
Me mungon siluet e tij kur bridhte arave
Tek shoh xhaketen e gjyshit tim te ndjere
Ja dhe cibuku, duhani, kutia e cigareve
Tani me shpirt do t'a perqafoja si atehere
Perqafome forte gjyshe me te artin shpirt
Se bashku enderrash une syt dua ti mbyll
Gjyshin tim te shtrenjte e kujtoj cdo dite
Shpirti i tij mes qiellit ndrine per ne si yll
No comments:
Post a Comment