Saturday, December 31, 2016

Gezuar 2017

Një vitë plot kujtime e ditë të gëzuara dhe jo, po ikën. Një vit i pa harruar për të gjithë, përjetuar me vëmendjen, dashurin dhe respektin e sinqertë për njëri-tjetrin. Dëshiroj që viti i ri të realizoj të gjitha ëndërrat më të bukura, lumturi, suksese e gëzime në familjet tuaja.
Gëzuar 2017

Tuesday, December 20, 2016

Histori Suksesi 2016


E lumtur për marrjen e cmimit " Histori Suksesi 2016 " e Albanin Excellence dhene poezise time. Një falenderim të vecante per Znj. Flora N. Nikolla dhe Albanian Excellenc. Mbremja festive mes miqesh me histori suksesi si dhe momenti i marrjes se cmimit prej aktores së madhe te Teatrit Kombetarë Znj, Yllka Mujo do të mbesë e pa harruar!
Këtë cmim jua dedikoj lexuesve të mi!
Ju falenderoj nga zemra dhe ju uroj
Gëzuar Festat kudo ku ju jeni

Momente gezimi pas marrjes se cmimit.
Me miken e mrekullueshme dhe Presidenten e Albanian Excellenc, Flora Nikolla



Me miken dhe zonjen e mrekullueshme, aktoren Yllka Mujo


Para fillimit te festes.

" Histori Suksesi2 016 "

Te gjithe se bashku drejt sukseseve te tjera.








Saturday, December 17, 2016

Albanian Excellenc 2016

Te dashur miq! Sot ndaj me ju dy gëzime të këtij fundëviti: " Albanian Excellence " me nderoi duke më zgjedhur " HISTORI SUKSESI 2016 " dhe libri im i ri " Prej puthjeve dhënë njëri - tjetrit do te njihemi " që keto ditë shkon për botim. Falenderoj stafin dhe Presidenten e " Albanian Excellence " Zonjën Flora Nikolla për vlerësimin e poezisë time. Ju falenderoj Ju miq që me mbështetjen tuaj të sinqert e bët këtë vite një kujtim të pa harruar. Ju ftoj të gjithëve nesër e Diel 18 Dhjetor ora 19.00 Hotel Sheraton-Tiranë, të festojmë së bashku një mbrëmje magjike në këto festa Krishtelindjesh!

Wednesday, December 7, 2016

Thuam ku je sonte?

Të fundit fjalë të kam lënduar
S'di si s'vuajta me trishtimin
Larg teje sa herë kam shkuar
Unë netëve mendoja rikthimin

Padashje tonën këng harruar
Padashje ika dhe pa të puthur
Akuj ballë tjetrit kemi qëndruar
Kequruar kohës për tu zhdukur

Ndjej të dua më shumë se jetën
Se jeta pa ty ska asnjë kuptim
Mërguar vetmis harroj dhe veten
Udhëtimit pas muzës vargut tim