Monday, November 26, 2018

Baba, muza e vargut tim.

I thura nënës kaq shumë poezi,
Jo se ty të desha unë më pak,
Ti qeshje e më thoje, 
sa bukur moj bijë,
Ke qëndisur çdo fjalë,
çdo varg !
Ndaj sot u ula të shkruaj për ty,
Muzën vjeshtore e thirra pranë,
E pashë dhe lotët më rrodhën në sy,
- Të lutem, shkruam vargje për babanë !
Vitet të kanë lodhur baba, e ndjej në shpirt,
Larg në dhe të huaj, ndarë kaq kohë...
Shfletoj me radhë kujtimet, fotografitë
Dhe përdore me ty,
fëmijë veten shoh !
Kujtoj të qeshurën tënde, kur luaje me ne...
Punën e rëndë, kur i lodhur vije çdo natë,
Bleje rrallë një palë këpucë, një xhaketë të re,
Për një ditë më të mirë, i luteshe Zotit lart !
Kam ruajtur çdo gjë baba,nga ne
Koha kujtimet tona i mban ngrohtë në gji,
Ndjej se vjeshta po mbush parqet dhe atje,
Me muzën mbi tastierë, sot mu ule dhe ti!

No comments:

Post a Comment