Wednesday, November 21, 2018

Kujtime që rrinë zgjuar

Kjo kuti e vogël e fjongo zbukuruar 
Si shumë vite, unë e hapa përsëri
Në një foto, unë e ti bebe përqfuar
Duart e vogla ndjeva ëmbël përsëri
Dy pupa të vogla nga unë punuar
Sa herë shtëpisë ecnin plot gëzim
Sa herë për ty, netëve rrija zgjuar
E sa herë të ngrohja me trupin tim
Unë femijë isha pothuaj edhe vetë
Dhe frigohesha të t'mbaja në duar
E tek puthja të voglat docka lehtë
Universin t'gjithë e kisha pushtuar
Këngët kujtoj ato këngë të bukura
Ninullat, derisa gjumi të kish zënë
Endrrat e bardha kthyer ne flutura
E belbëzimet e para që ti ke thenë
Je rritur bir e malli shpesh më merr
Për beben e vogël që tundja në duar
Të voglat pupa sa herë kutisë i nxjerr
Kuptoj se si jeta shpejtë ka vrapuar
Lermë o bir të përkëdhel ty përsëri
Ninullat lermë, ti këndoj ndonjëherë
Për mua do mbetesh ai i vogli fëmijë
Sa herë të voglat pupa kutisë do nxjerr

No comments:

Post a Comment