Wednesday, November 21, 2018

Kujtime

E di miq do qeshni ju me mua
U cmënd dhe kjo dreq poete
Në ketë vjeshtë gjethe rënë dua 
Kujtimet që o jetë ti s'mi trete
Nëse vitet ikin dhe rinia vrapon
Mes flokesh një thinjë e fsheha
Një palë corape nderur në ballkon
E mërzitur me ato flas ngahera
Ndjej të lëvizin kthyer në hapa
Mua më kërkojnë nëpër shtepi
Ora e jetës si kthehet mbrapa
Mall e përqafuar e imja femijeri
Ndër duar corapet ngjyrë kafe
Arnuar nga nëna për në shkollë
Shpesh mërzitesha i ktheja llafe
Shkallëve dëgjoja të sajën kollë
E di miq do qeshni ju me mua
Poetët mendoni janë të shkarë
Shpirt zgjuar kujtimeve që dua
Të përgjumura corape në sirtarë

No comments:

Post a Comment