Wednesday, November 22, 2017

itë që kurr s'harrohen

Ditarit harruar ëndërrash në sirtar
E vogëla margaritë vitesh gjeti streh
Pagëzuar lulja e dashurisë së parë 
Në të parën ditë dhuratë ti ma dhe
Vitesh s'di pse e ruajta me dashuri
Ndoshta mbeti i vetmi kujtim për ne
Ndoshta shpresoja të shihja përsëri
Margaritën t'ktheja që dikur ma dhe

Vetëm ca fjalë.

Ti shkruam një letër dashurie
E thjeshtë të jete me pak fjalë
E lot në qofshin, jo lot mërzie 
As pendim e mos thuaj më fal
Ti shkruam një letër dashurie
Plot drit të jetë sa të mundesh
Fjalë të lumtura, fjalë lumturie
Premtimeve s`dua të humbesh
Më shkruaj ca gërma një rresht
Shkruaji ngrohtë vetëm për mua
S`dua asnjë fjalë tepër të hedhesh
Vetëm më mungon ,vetëm të dua

Shi kujtimesh

Shi mbasdite e ti sot më mungon
Lot pikon dritares e leht rrëshqet
Ndjej në cast bota frymën ndalon
E c'do gjë me zërin tënd nis e flet
Bie shi e zogjtë lagur shohin në sy
Cicërima xhamave nisin këndojnë
Dic tregojnë pandalur për ne të dy
Tej heshtur njerës të qullur kalojnë
E sot si atë ditë i njejti shi vjeshtak
Ndarjes tonë i ngjan kohë me parë
Vetëm pres të fundit pikë dhe pak
E di se malli yt do t'vijë t'më marrë

Një kënaqësi!

Në programin " Dite e Re " në studio një bisedë e ngrohtë me fëmijët fitues të Festivalit " Bilbilat e Korabit " 2017 ku mund të dëgjojmë edhe këngën "Nuk jam më e vogel" me tekstin tim dhe muzikë të Zince Mimidinovski. Një kënaqësi!

"Ditë e Re" - Festivali i këngës për fëmijë "Bilbilat e Korabit"-2

Kthim te shtëpia jonë mbi kodër

Kthimit në atdhe kujtohu o ime motër
Puthëmi trumcakët e vegjël ngyrë gri
Nën streh dimrit si ne dikur ne votër 
Do gëzohen të shohin oborrit përsëri
Kthimit tënd në atdhe ti o ime motër
Mos loto për shtëpinë tarracë vjetër
Kur rrezja e puthte atje lart në kodër
Ne ylberin vizatonim pas shiut n'letër
Kthimit tënd në atdhe ti o motra ime
Puthëmi të gjitha nënat shamibardha
Shtëpisë kërko tonat t'largëta kujtime
Përkëdheli gjethet që rrëzon dardha
Kthimit tend ne atdhe ti o motra ime
Vaditi ti me lote lulet thare mbi varre
Aty prehen eshtra, dhimbje e gezime
Prehen t'parët tanë që si gjetëm gjallë
Lumturohu o motër u ktheve në atdhe
Lumit afër shtëpisë ti shtoji një pikë lot
Lot gezimi e malli që si re do sjellim ne
Për mijra sy që s'mund të kthehen dot

Dhe përsëri Dhjetor

Në tavolinë qirinjtë ndezur përsëri
Mes arome e njëjta tryezë shtruar
Dëgjohet sërish po e njëjta melodi 
Një ritë që thërret kohën e shkuar
Ditë dhjetori mes festash si cdo vit
Gëzuar i them vetmis ulur përballë
Unë s'di si larg ndër vite u përsërit
Me gotën mbushur me tëndin mall
Në tavolinë qirinjtë ndezur përsëri
E njëjta aromë me të njëjtën ngjyrë
Sot nuk mbeta më vetëm si gjithnji
Por me ty përballë meje në pasqyrë
Në fund të gotës syt e tu të bukur
Si dikur në ëndërr nise t'buzëqeshje
Mes verës dhe gjithë malli im tretur
Gotën e ktheva të gjithën me etje .

Të mbetesh njeri

Sa herë në zemër fort ti ke qëlluar
Emrin s`ta them Njeri por shkëmb
Sa herë në tokë ty të kanë rrëzuar 
Aq ti je ngritur me shpirt në dhëmb
Sa herë ti t'ardhmen ke shpresuar
Më të bukur ditë e nesërme se sot
Shekujsh je lodhur tretur dobësuar
Prite të ndryshoj por gjithë më kot
I fortë paske qëlluar njësoj si hekur
Ti i vetmi kuptim botës që kur linde
Të zhdukin duan të duan të vdekur
Por ti mbi urrejtjen, më lart u ngjite
Të vranë njeri nuk lanë gjë pa t'berë
Rrugëve të hodhën ty si të pavlerë
Por ti linde e rilinde pafund të tërë
Botës ti shpërndave breza të tjerë
Ti mbete i gjallë mbijetove për cudi
Se ti je me i fort se shkëmb e hekur
Kësaj kohe t'egër edhe unë jam si ti
Ringjallem kur kujtojnë se kam vdekur

Atë natë

Ti qave atë natë dimri të ftohtë
Lotët si brilant era syve ti ngrinte
Shpinën ktheva ika s'të shihja dot
Bora fjollëza të vogëla nisi t'hidhte
Kokë ulur mes bardhësisë humbe
Urreva dimrin dhe borën e urreva
Sot zemrën kujtimeve ma shkunde
Gishtat e tu flokëve prap i ndjeva
E di netëve hënën shohim njësoj
Rreth oxhakut tregon tonën histori
Unë kurr s'munda ty të t` harrojë
Dimër e fjollëzat, trokasin përsëri

Ky vitë, kjo Krishtlindje

Bredhin ngjyrë të bardh këtë vit e mora
E si cdo vit të pres këtu ulur si gjithmon
Ja dritat i ndeza ndonse m'dridhej dora
Të kujtohet e zbukuronim me stilin tonë
Dhe as ketë vite ti s`mundesh të vish dot
Por unë dhuratën sërish ty ta kam blerë
Poshtë bredhit e vura une si për cdo mot
Ndonse ti s`mund ta hapësh as këtë herë
Një makinë të vogel t'bleva me kurdisje
E di, ti me lot do te qeshësh kur ta them
Të kujtohet i lumtur ti i vogël kur e ndizje
Me thoje kur të rritem shofer dua të jem
Po tjeter këtë vit? Po ta tregoj dhuratën
Një xhup të mora ne dyqanin për karshi
Me uroj dhe shitësi, bij ti më pac uratën
Thuam për kë e more, deshire kam ta di
Ngriva, s'dija c'të thoja, s'fola asnjë fjalë
Kaq shumë është rritur djali që ti ke larg
Ngrohtë shtrengova xhupin e ndjeva mall
Këtë fund dhjetori Krishtlindjeve në prag

Kurrë më ëndërr

Endrrave atdheu m'vjen cdo natë
Zemra rreh fort e loti rrjedh në sy
I lodhur duket mbushur me plagë
A ndoshta malli që m'merr për ty
Larg e vetme shoh perëndimin
Dallandyshet rrugën e kan marrë
Dhimbjen njoh cicërimash e gëzimin
Qiellit larg ato me shpirt të vrarë
Shpërndarë jemi rrugëve sdi se ku
Të tjerë cdo ditë nxitojnë t'largohen
Ti larg atje e unë numëroj vitet këtu
Vendi im lëngon malet trishtohen
Aka një zë të fortë t'dridhet planeti
Si fëmijë të mblidhemi rreth nënës
Atje ku i kaltër është qielli dhe deti
Atje ku toka fle nën dritë të hënës

Në qetësinë e zemrës

Mos e harro ti strehezën e shtëpisë atje
As aromën e puthjes time netëve ndjerë
Vitesh ajo derë pret të hapet vec nga ne 
Mungesës gjatë duket e shkretë e mjerë
Kur sytë tane do takohen sërish një ditë
Malli që fle shpirtit përsëri do të zgjohet
Do njohin njëra - tjetrën nga larg dashuritë
Zemra zjarre shuar përsëri do drithërohet

Nëntor ishte atëherë

Mos prit t'shkruaj për ty vargje të trishtë
Ti muzë që zbret ëmbël cdo një Nëntor
Si dimri zbret e zgjon bredhat e brishtë
Si hëna yjet mbledh rreth vetes si kurorë
Ndoshta këtë herë pak shkruajta për ty
Dhe rrjeshtave pika malli ju vura në mes
Eh, poetët hyjnë shpirtrave e flasin me sy
Poetët jetë i japin dhe kujtimit kur ai vdes
Mos prit të shkruaj për ty të trishta vargje
Copëza kujtimesh që trokasin cdo Nëntor
Si e fundit gjethe që portën mbyll në parqe
Që dimri të mos shtrojë qilimat me dëborë


Dite e bukur!


Natën vonë

Kujtimi im nuk është aq i thjesht
Një lemzë qe të zë ulur n'tavolinë
As një ditar shfletuar lehtë-lehtë
Si himn i shkruar për dashurinë
Kujtimi im është një dehje fjalësh
ShpirtIn tënd përhapin si muzik
Një det i qetë përkëdhelur valësh
Errësohen në cast e ngjallin frikë
Kujtimi im një puthje në tuat buzë
Neteve deri vonë të mban zgjuar
Qerpikëve përpëlitet e imja muzë
Kujtimi im, një poezi e pashkruar!