Monday, September 12, 2016

Të dashur Miq!
Të dashur Besimtarë Mysliman!
Më lejoni t`ju percjell urimet më të mira për ju dhe për familjen tuaj me rastin e festës së Kurban Bajramit .
Respekt
Anita Hoxha !


Friday, September 9, 2016

Mall Atdheu


Vjeshta dritareve rrëzoi gjethet e thata
Këngë trishtimi kendojne zogjt n` perëndim
Në vëndin e vogël mes malesh të larta 
Ku bredhat puth bora atje është vendi im
Kur fryn acari këtu larg me thëllime
Kur rete njëra tjetrën shtyjn me furi
Atje nëpër mjegull fluturon zemra ime
Lotët rrjedhin mallit si rrjedh i ftohti shi
Endrrave troket e shtrenjta nëna ime
Dëgjoj kollën e babait e zjarrin në oxhak
Humbas si fëmi në të tyret përqafime
Agimi që zbardhi më gjeti prap kaq larg


Për Ju Dritëro Agolli

Per të gjithë vargje ke shkruar 
Nga vargjet të njohim që fëmi 
Me vargje rreth botës ke udhëtuar 
Sot vargu im do bëhesh ti

Flokët të bardhë jan si bora
Jo nga pleqëria aspak
Por perlat që ka shkruar dora
Në flokët e tua jan bër varg

Me poezit e tua u rrita
Sot kam mësuar shum
Ndoshta vargjet si ti si rendita
Se si ti nuk bëhem dot unë

Gjith bota krenohet me poetët
Poet me mijra në gjith botën ka
Askush s`ka shkruar për Pocaret
As për dashurit në Adëna

Për poet bota nuk vuan
Poet do lindin në cdo koh
Por zemra ty idhull të ruan
Kurr nuk lind më Dritëro



Mirembrema Miq!