Friday, September 9, 2016

Mall Atdheu


Vjeshta dritareve rrëzoi gjethet e thata
Këngë trishtimi kendojne zogjt n` perëndim
Në vëndin e vogël mes malesh të larta 
Ku bredhat puth bora atje është vendi im
Kur fryn acari këtu larg me thëllime
Kur rete njëra tjetrën shtyjn me furi
Atje nëpër mjegull fluturon zemra ime
Lotët rrjedhin mallit si rrjedh i ftohti shi
Endrrave troket e shtrenjta nëna ime
Dëgjoj kollën e babait e zjarrin në oxhak
Humbas si fëmi në të tyret përqafime
Agimi që zbardhi më gjeti prap kaq larg


No comments:

Post a Comment