Friday, December 29, 2017

Dhe ky fundëvit pa ty

Sot lutem bir e ti kthehu përsëri
E mallkuar ajo pranverë e ftohte
Sa mall në shpirt e dim unë e ti
Syt tanë që kurr s'ngelen pa lot

Të përqafoj dua e të kem pranë
Një vit të mbarë unë për të uruar
Jo më larg kohës kur na ndanë
E ftohta pranverë për tu harruar

Sonte era fryn e jashtë filloi shi
Ky fundevit lodhur nis të shkojë
Tashme nje rit i vjetër bir ti e di
Orët mbrapsh filloj unë numëroj

E vogla pemë ngjyrash ndezur
Për ty e zbukurova në të gdhirë
Nje dritë kjo si për t'më kujtuar
Anit s'të erdhi as këte vit yt bir!

Tuesday, December 26, 2017

Të dëgjosh zërin e lotit

Sot mora në duar librin tim të ri "
Të dashur miqë këtë gëzim e ndaj me ju sot duke ju falenderuar nga zemra për mbështetjen tuaj të sinqertë për rrugën e poezisë sime! Shpresoj me entusiazëm që ky libër të udhetojë drejt jush kudo ku ju jetoni për të ndjerë në duart tuaja të njejtat gëzime e emocione që ndjeva unë sot!
Të dëgjosh zërin e lotit ". Shumë gëzim dhe emocione të përjetuara në pak caste e njëherësh ndjeva një lloj ndrojtje kur dëgjova një zë brënda meje të më thotë : Ej Anit, ky titull i menduar një vitë më parë nuk ishte largë realitetit për këtë vitë që është duke numëruar ditët e tij të fundit! Faleminderit shtëpia botuese "Ada" me zotin Roland Lushi dhe Agron Shele për parathënien e këtij libri!
Mirënjohje për ju!
Anita Hoxha

Tre librat


Zëri i poezisë

Sot një tis trishtimi vargjeve të mia
Ndodhë pa më kuptuar, si për inat
Ndjeva t'qante, me lot e zë poezia 
Dhimbja të përhapej qiellit atje lart
Mu ulën n'prehër fjalët e këndonin
Më përkëdhelnin si të isha fëmijë
Shpirtin tim, si me magji ndriconin
Shkruaj m'luteshin, shkruaj përsëri
Dashuritë e humbura, më rrethuan
Poete ti shkruaj mos na le të ndarë
Bora e parë gjithë motivet mbuluan
Borë e parë mbi sy lot si një e qarë
Shpirtit m'trokitën vargjet për nënën
Për babain e bicikleten e tij të vjetër
Për pulëbardhat, për yjet e për hënën
Për gjyshrit sa kujtime në kohë tjetër
Shkruaj e ti shkruaj për mua përsëri
Djalin si në mjegull, t'shihja në derë
Shkruaji, shkruaj me t'bukrën poezi
Shkruaji gjithë emigrantëve të tjerë
Sot nje tis trishtimi vargjeve të mia
Për c'trishtim unë flas herët në agim
I pari kuptim ditëve për mua poezia
Ritëm për gjakun, gëzim i shpirtit tim.

Wednesday, November 22, 2017

itë që kurr s'harrohen

Ditarit harruar ëndërrash në sirtar
E vogëla margaritë vitesh gjeti streh
Pagëzuar lulja e dashurisë së parë 
Në të parën ditë dhuratë ti ma dhe
Vitesh s'di pse e ruajta me dashuri
Ndoshta mbeti i vetmi kujtim për ne
Ndoshta shpresoja të shihja përsëri
Margaritën t'ktheja që dikur ma dhe

Vetëm ca fjalë.

Ti shkruam një letër dashurie
E thjeshtë të jete me pak fjalë
E lot në qofshin, jo lot mërzie 
As pendim e mos thuaj më fal
Ti shkruam një letër dashurie
Plot drit të jetë sa të mundesh
Fjalë të lumtura, fjalë lumturie
Premtimeve s`dua të humbesh
Më shkruaj ca gërma një rresht
Shkruaji ngrohtë vetëm për mua
S`dua asnjë fjalë tepër të hedhesh
Vetëm më mungon ,vetëm të dua

Shi kujtimesh

Shi mbasdite e ti sot më mungon
Lot pikon dritares e leht rrëshqet
Ndjej në cast bota frymën ndalon
E c'do gjë me zërin tënd nis e flet
Bie shi e zogjtë lagur shohin në sy
Cicërima xhamave nisin këndojnë
Dic tregojnë pandalur për ne të dy
Tej heshtur njerës të qullur kalojnë
E sot si atë ditë i njejti shi vjeshtak
Ndarjes tonë i ngjan kohë me parë
Vetëm pres të fundit pikë dhe pak
E di se malli yt do t'vijë t'më marrë

Një kënaqësi!

Në programin " Dite e Re " në studio një bisedë e ngrohtë me fëmijët fitues të Festivalit " Bilbilat e Korabit " 2017 ku mund të dëgjojmë edhe këngën "Nuk jam më e vogel" me tekstin tim dhe muzikë të Zince Mimidinovski. Një kënaqësi!

"Ditë e Re" - Festivali i këngës për fëmijë "Bilbilat e Korabit"-2

Kthim te shtëpia jonë mbi kodër

Kthimit në atdhe kujtohu o ime motër
Puthëmi trumcakët e vegjël ngyrë gri
Nën streh dimrit si ne dikur ne votër 
Do gëzohen të shohin oborrit përsëri
Kthimit tënd në atdhe ti o ime motër
Mos loto për shtëpinë tarracë vjetër
Kur rrezja e puthte atje lart në kodër
Ne ylberin vizatonim pas shiut n'letër
Kthimit tënd në atdhe ti o motra ime
Puthëmi të gjitha nënat shamibardha
Shtëpisë kërko tonat t'largëta kujtime
Përkëdheli gjethet që rrëzon dardha
Kthimit tend ne atdhe ti o motra ime
Vaditi ti me lote lulet thare mbi varre
Aty prehen eshtra, dhimbje e gezime
Prehen t'parët tanë që si gjetëm gjallë
Lumturohu o motër u ktheve në atdhe
Lumit afër shtëpisë ti shtoji një pikë lot
Lot gezimi e malli që si re do sjellim ne
Për mijra sy që s'mund të kthehen dot

Dhe përsëri Dhjetor

Në tavolinë qirinjtë ndezur përsëri
Mes arome e njëjta tryezë shtruar
Dëgjohet sërish po e njëjta melodi 
Një ritë që thërret kohën e shkuar
Ditë dhjetori mes festash si cdo vit
Gëzuar i them vetmis ulur përballë
Unë s'di si larg ndër vite u përsërit
Me gotën mbushur me tëndin mall
Në tavolinë qirinjtë ndezur përsëri
E njëjta aromë me të njëjtën ngjyrë
Sot nuk mbeta më vetëm si gjithnji
Por me ty përballë meje në pasqyrë
Në fund të gotës syt e tu të bukur
Si dikur në ëndërr nise t'buzëqeshje
Mes verës dhe gjithë malli im tretur
Gotën e ktheva të gjithën me etje .

Të mbetesh njeri

Sa herë në zemër fort ti ke qëlluar
Emrin s`ta them Njeri por shkëmb
Sa herë në tokë ty të kanë rrëzuar 
Aq ti je ngritur me shpirt në dhëmb
Sa herë ti t'ardhmen ke shpresuar
Më të bukur ditë e nesërme se sot
Shekujsh je lodhur tretur dobësuar
Prite të ndryshoj por gjithë më kot
I fortë paske qëlluar njësoj si hekur
Ti i vetmi kuptim botës që kur linde
Të zhdukin duan të duan të vdekur
Por ti mbi urrejtjen, më lart u ngjite
Të vranë njeri nuk lanë gjë pa t'berë
Rrugëve të hodhën ty si të pavlerë
Por ti linde e rilinde pafund të tërë
Botës ti shpërndave breza të tjerë
Ti mbete i gjallë mbijetove për cudi
Se ti je me i fort se shkëmb e hekur
Kësaj kohe t'egër edhe unë jam si ti
Ringjallem kur kujtojnë se kam vdekur

Atë natë

Ti qave atë natë dimri të ftohtë
Lotët si brilant era syve ti ngrinte
Shpinën ktheva ika s'të shihja dot
Bora fjollëza të vogëla nisi t'hidhte
Kokë ulur mes bardhësisë humbe
Urreva dimrin dhe borën e urreva
Sot zemrën kujtimeve ma shkunde
Gishtat e tu flokëve prap i ndjeva
E di netëve hënën shohim njësoj
Rreth oxhakut tregon tonën histori
Unë kurr s'munda ty të t` harrojë
Dimër e fjollëzat, trokasin përsëri

Ky vitë, kjo Krishtlindje

Bredhin ngjyrë të bardh këtë vit e mora
E si cdo vit të pres këtu ulur si gjithmon
Ja dritat i ndeza ndonse m'dridhej dora
Të kujtohet e zbukuronim me stilin tonë
Dhe as ketë vite ti s`mundesh të vish dot
Por unë dhuratën sërish ty ta kam blerë
Poshtë bredhit e vura une si për cdo mot
Ndonse ti s`mund ta hapësh as këtë herë
Një makinë të vogel t'bleva me kurdisje
E di, ti me lot do te qeshësh kur ta them
Të kujtohet i lumtur ti i vogël kur e ndizje
Me thoje kur të rritem shofer dua të jem
Po tjeter këtë vit? Po ta tregoj dhuratën
Një xhup të mora ne dyqanin për karshi
Me uroj dhe shitësi, bij ti më pac uratën
Thuam për kë e more, deshire kam ta di
Ngriva, s'dija c'të thoja, s'fola asnjë fjalë
Kaq shumë është rritur djali që ti ke larg
Ngrohtë shtrengova xhupin e ndjeva mall
Këtë fund dhjetori Krishtlindjeve në prag

Kurrë më ëndërr

Endrrave atdheu m'vjen cdo natë
Zemra rreh fort e loti rrjedh në sy
I lodhur duket mbushur me plagë
A ndoshta malli që m'merr për ty
Larg e vetme shoh perëndimin
Dallandyshet rrugën e kan marrë
Dhimbjen njoh cicërimash e gëzimin
Qiellit larg ato me shpirt të vrarë
Shpërndarë jemi rrugëve sdi se ku
Të tjerë cdo ditë nxitojnë t'largohen
Ti larg atje e unë numëroj vitet këtu
Vendi im lëngon malet trishtohen
Aka një zë të fortë t'dridhet planeti
Si fëmijë të mblidhemi rreth nënës
Atje ku i kaltër është qielli dhe deti
Atje ku toka fle nën dritë të hënës

Në qetësinë e zemrës

Mos e harro ti strehezën e shtëpisë atje
As aromën e puthjes time netëve ndjerë
Vitesh ajo derë pret të hapet vec nga ne 
Mungesës gjatë duket e shkretë e mjerë
Kur sytë tane do takohen sërish një ditë
Malli që fle shpirtit përsëri do të zgjohet
Do njohin njëra - tjetrën nga larg dashuritë
Zemra zjarre shuar përsëri do drithërohet

Nëntor ishte atëherë

Mos prit t'shkruaj për ty vargje të trishtë
Ti muzë që zbret ëmbël cdo një Nëntor
Si dimri zbret e zgjon bredhat e brishtë
Si hëna yjet mbledh rreth vetes si kurorë
Ndoshta këtë herë pak shkruajta për ty
Dhe rrjeshtave pika malli ju vura në mes
Eh, poetët hyjnë shpirtrave e flasin me sy
Poetët jetë i japin dhe kujtimit kur ai vdes
Mos prit të shkruaj për ty të trishta vargje
Copëza kujtimesh që trokasin cdo Nëntor
Si e fundit gjethe që portën mbyll në parqe
Që dimri të mos shtrojë qilimat me dëborë


Dite e bukur!


Natën vonë

Kujtimi im nuk është aq i thjesht
Një lemzë qe të zë ulur n'tavolinë
As një ditar shfletuar lehtë-lehtë
Si himn i shkruar për dashurinë
Kujtimi im është një dehje fjalësh
ShpirtIn tënd përhapin si muzik
Një det i qetë përkëdhelur valësh
Errësohen në cast e ngjallin frikë
Kujtimi im një puthje në tuat buzë
Neteve deri vonë të mban zgjuar
Qerpikëve përpëlitet e imja muzë
Kujtimi im, një poezi e pashkruar!

Monday, October 23, 2017

Kujtime

E di miq do qeshni ju me mua
U cmënd dhe kjo dreq poete 
Në ketë vjeshtë gjethe rënë dua 
Kujtimet që o jetë ti s'mi trete

Nëse vitet ikin dhe rinia vrapon
Mes flokesh një thinjë e fsheha
Një palë corape nderur në ballkon
E mërzitur me ato flas ngahera

Ndjej të lëvizin kthyer në hapa
Mua më kërkojnë nëpër shtepi
Ora e jetës si kthehet mbrapa
Mall e perqafuar e imja femijeri

Ndër duar corapet ngjyrë kafe
Arnuar nga nëna për në shkollë
Shpesh mërzitesha i ktheja llafe
Shkallëve dëgjoja të sajën kollë

Përse


Mu ul ndër buzë, puthja jote sot 
Lehtë si fletët e një peme në park
Kur shiu vjeshtor i spërkat me lot 
Mu ul si pëllumb, ardhur nga larg

Mirënjohje

Me mirënjohje një falenderim të përzemërt për besimin dhe vlerësimin e punës time, për organizatorët e Edicionit të 7 të Festivalit “ Bilbilat e Korabit “ 2017. Festivali i këtij viti ishte mrekullisht një vlerë shtesë që ju shtua traditës së bukur të muzikës për fëmij në të bukurën Dibra e Madhe. Ju uroj gjithmonë suksese dhe mireutakofshim vitin tjetër!

Ju përqafoj,
Anita

2017 Educioni i 7




Një mbrëmje plot gëzim dhe emocione Festivali për fëmijë " Bilbilat e Korabit " 2017 Edicioni i 7. 20 këngët të interpretuara nga fëmijë shumë të talentuar me zëra të mrekullueshëm ngrohën zemrat e prindërve dhe pjesmarrësve të lumtur. Cmimi i parë ju dha vogëlushes së bukur dhe shumë të talentuar Rona Fida me titull " Fëmijët janë pëllumba " me muzikë Zinçe Mimidinoski dhe tekst Arbër Muca. Cmimin e dytë dhe te tretë i morën vogëlushet e bukura dhe shumë talentuara Venisa Dumani me kengen " Nuk jam më e vogël " teksti Anita Hoxha, Muzika Zinçe Mimidinoski dhe Jozefina Jani me këngën " Party im ", Cmimi i interpretueses më të mirë ju dha vogelushes Sergita Varfi me tekst te Anita Hoxha muzika Mirjan Sulovari. Falenderoj nga zemra organizatorët për mikepritjen e ngrohtë dhe respektin ndaj meje. Miq të mrekullueshem! Një përqafim gjithë fëmijëve pjesmarrës me urimin e ngrohtë - Mire u pafshim në e edicionin e 8!

Mirmengjesi miq!


Thursday, October 19, 2017

Drejt Festivalit

Një udhëtim fundë vjeshte e lumtur drejt Dibrës së Madhe.
Falenderoj nga zemra organizatorët e festivalit " Bilbilat e Korabit " per ftesën dhe nderin për të qenë Kryetare e Jurisë për vitin 2017. Me shume dashuri uroj që ky festival të jetë një triumf i vërtet suksesesh vecanërisht për fëmijët e talentuar dhe të bukur Dibran që me zërat e tyre do ta kthejnë këtë natë në një kujtim të mrekullueshëm e të pa harruar!

Saturday, September 30, 2017

Nje gote me Irmen

Plot mbresa dhe emocione takimi me miken, te mrekullueshmen Irma Libohova. Nje bisede pune, plot idera dhe deshira e mire per ti realizuar. Te bisedosh me Irmen, nen zhurmen e bukur te shiut qe s'pushonte, ishte nje kenaqesi e vertet. Thjeshtesia dhe kultura, ndjenja e respektit ndaj artisteve te tjere si dhe idete perspektive si nje artiste e vertet e bejne Irmen per tu admiruar! Se shpejti do te marre rrugen e realizimit nje bashkepunim vertet interesant. Faleminderit mikja ime Irma Libohova, qe me energjine e pa fundme pozitive e ktheve kete dite ne nje kujtim te pa harruar!

Thursday, September 14, 2017

Sot


Si të kthehem përsëri

Ne tre motra e të gjithë atëher
Na mendonin se ishim binjake
Njëra bjonde ondet në të verdhë
Dy të tjerat të zgjuara e dinake
Njëra gdhinte netët vec për ne
E ne qeshnim me dashurinë e saj
Ajo betohej për botën e përtejme
Dy të tjerat për lulet që celte maji
Ne tre motra ishim jemi edhe sot
Tregon fustani që të treja veshëm
Frymon aromën tonë e derdh lot
Sa herë u zumë e të treja qeshëm
Ne tre motra ishim jemi edhe sot
Larg e malli plagë e hapur për ne
Ikim e vijmë e rinisemi nëpër botë
Kujtim i fëmijërisë pret përher atje

Nëna

Ka filluar të plaket nëna ajo nëna ime
Në fytyrën e bukur rrudhat po zbresin
Flasin thinjat plot gezime e hidherime 
Dorës që dridhet vitet kokën mbeshtesin
Lëviz ngadalë nga njëra dhomë në tjetrën
Të mbyllI dritaren që shpesh harron hapur
Frigohet se era rrëzon atë perde të vjetrën
Dhe tremb dy zogjë që rrin perdes kapur
Tani as hapat s`ja ndjej më ecën si pendë
Hedh syte tryezës time ku unë shkruaj
Kurre s`tha ka për mua vargjeve një vend
Unë n`pafundesinë e shpirtit vëndin ja ruaj
Ka filluar të plaket nëna ajo nëna ime
Pleqëri më të bukur s`kam parë në botë
Ajo muza me gurgullimë e poezisë time
Ajo buzëqesh dhe kur syve rrëshqasin lot
Sjam lutur kurre nënë në faltore ka vite
Sot për ty ndeza qiri të jetosh pafundë
Tek t`shohë të voglat duar që më rrite
Kthehem fëmi ku ti djepit më përkund

E mira nëna ime

Më erdhi nëna sot o miqt e mi
Më erdhi në kët'vend të largët
Një shami t'vogël mbante në gji 
Nëna ime e mirë e trup pakët
Më edhi nëna sot o miqt e mi
Kokën mbështeta n'gjirin e saj
Një tufë trëndelinë n`atë shami
Të parën trëndelinë që cel Maj
Më erdhi nëna sot o miqt e mi
Zemra mu dehë nga dashuria
Me atë tufëz mbështjell në gji
Me nënën më erdh'vendlindja

Tuesday, August 1, 2017

Nje vite mbreselenes!


C'do mbrëmje, lëmë pas problemet, gëzimet dhe mbi cdo minutë lodhjen, nuk mendojmë kurre që iku dhe një ditë nga jeta jonë! Por, përse vallë në harkun e 365 ditëve ku kemi ndërtuar miqësi të reja, kemi regjistruar sukese e marrë urime nga e gjithë bota, në një ditë si kjo na bie të kalojmë edhe disa momente trishtimi! E pra, sot është ditelindja ime, një vitë kalendarik më pak në rrugën e pa fundë të krijimit, sepse e tillë është poezia!Sot edhe vetëm një buzëqeshje do më bënte të lumtur dhe ju jeni shumë miqt e mi:)

Tuesday, July 4, 2017

Argjënda Hënë


E dashur nënë të shkruaj nga larg
Të kujtova shpirti më dhëmbi vërtet
Pranvera ka ardhur këtu në timin varg
Ti muza ime e mban gjallë i jep jetë
E dashur nënë këtu stinët janë ndryshe
Dielli del rrallë dhe dimri zgjat shumë
Ditëve nuk shoh asnjë dallëndyshe
Endrrave ti shfaqesh netëve në gjumë
Sot u gëzova por dhe u trishtova pak
Një zog i vogël këndonte për cudi
Cicërimën e tij se kuptova aspak
Kujtova pellumbat ju flisnim unë e ti
Qershiza lulëzonte në kopshtin tonë
Pemët fustanë të blertë vishnin si piktur
Manushaqja priste puthjen si gjithmonë
Të hapte petalet e ti jepte kopshtit nur
E dashur nënë foton time ke në duar e di
Ndonjëherë mërzitesh dhe më qorton
Si muze dhomën kam kthyer o ime bij
Duket se cdo natë brënda saj ti këndon
Eh nënë ishe thinjur pak u trishtova
Flokëve të bardhë veten ndjeva në faj
Trikos me shtiza punuar nga ti vrapova
Mbështjellë rreth krahëve e fillova të qaj
Sa larg jemi o nënë mallkuar ky kurbet
S`di se kur do kthehem s`di se kur do vi
Nën degët e shelgut o e bekuar më pret
Hënës i flet gjatë e hijes time përkarshi
Më merr malli për gjuhën tonë të bukur
Për erën e dheut mbas shiut sa ka rënë
Nënë muza ime ku vargu qesh i lumtur
Netëve të mia ti më e argjenda hënë


" Jetëpoezi " thjeshtësie, një esse brilante e Profesor Fatmir Terziu për poezinë time. Vlerësimi, vëmendja dhe koha aq e cmuar e një personaliteti të letrave shqiptare si dhe gjetja e bukur dhe me vërtetësi artistike e përjetimit të poezive të mia është vërtet impresionuese. Në poezi, jeta është më shumë jetë se vetë jeta edhe kur ajo u dedikohet njerëzve dhe fenomeneve sociale të vërteta. Me mirënjohje dhe shumë respekt falenderoj Profesor Fatmir Terziu dhe ju ftoj të gjithëve miq të mi ta lexoni këtë esse të mrekullueshme!
Anita Hoxha 

http://www.fjalaelire.com/http-fjalaelire-com-analiza-php/31952.html
Të dashur miq!
Jam e lumtur tju bëj me dije dy poezitë e mia të përkthyera në gjuhën angleze ju bashkangjitën Antologjisë Botërore "Peligrims of Peace " se bashku me poezitë e poetëve nga 300 shtete të botës.
Ju falenderoj me zemër ,jeni mbështetja dhe suporti im më i madh
.Faleminderit!



Tuesday, June 27, 2017

Shpirti i femrës një që nuk njeh vyshkje ( Mendime të çastit pas leximit të librit me poezi të poetes Arianita Hoxha ” Të flesh me yjet në agim” ) / Nga: Agron Mema

 

https://atunispoetry.com/2017/06/27/shpirti-i-femres-nje-qe-nuk-njeh-vyshkje-mendime-te-castit-pas-leximit-te-librit-me-poezi-te-poetes-arianita-hoxha-te-flesh-me-yjet-ne-agim-nga-agron-mema/

 

 

Sunday, June 11, 2017

Pranverë e thyer (Bazuar në një histori të vërtet)


Ajo e vogël lastar e njomë pranvere
Duarve mbante një të bardhë arush
Sytë ulur qëndronte atje mbas dere
Lotët fshihte t'mos e shihte askush
Vitrinës dyqanit ju afrua hap lehtë
Xhamat vezullues ndritën prej saj
Me zërin e ëmbël shitses i foli qetë
Zë dallendysheje si në të parin Maj
Kukull t'bukur dua për motrën time
Sot 1 qershori është tha nën zë
Cdo fillim qershori e shumë kujtime
Cdo fillim qershori qirinj ndez për të
Sot me motrën doja t'isha përqafuar
Lotët ngrohtë mbuluan qerpikët e saj
Atje tej rrugës emri saj është shkruar
Atje tej rrugës mbi mermer të bardhë
Qershorit qirinj ndezur në mesnatë
Qielli mbështjellë krahëve mantel zie
Me motrën shpirtin përqafuar gjatë
Hëna netëve nanuris tinguj nostalgjije


E mira nëna ime


Më erdhi nëna sot o miqt e mi
Më erdhi në kët'vend të largët
Një shami t'vogël mbante në gji 
Nëna ime e mirë e trup pakët
Më edhi nëna sot o miqt e mi
Kokën mbështeta n'gjirin e saj
Një tufë trëndelinë n`atë shami
Të parën trëndelinë që cel Maj
Më erdhi nëna sot o miqt e mi
Zemra mu dehë nga dashuria
Me atë tufëz mbështjell në gji
Me nënën më erdh'vendlindja


Shtëpia në kodër puthur nga dielli


Largë atje në fshatin e nënës sime
E vogëla shtëpi tej në kodër mbetur
Atje ku shëtit e gjithë fëmijeria ime
Atje të parat fjalë e hapat hedhur
Dielli që ndrin gjineshtrat mbi zabel
Zogjtë e posakthyer pemëve fshehur
Një re capkëne fshehurazi qiellit del
E baltë e tokës mallit më mban dehur
Ja dhe një lulëkuqe që celi pranvera
Ndihej të më thote u ktheve sërish ti
Tej arave me grurë këndon bukur era
E shpirti më mbushet nga kjo mrrekulli
Tutje atje tej më thërret në qetësi lumi
Zëra fëmijësh sjell një cast ndërmënd
Netëve m'kujtohen e më largohet gjumi
Netëve me yje që kalova në këtë vënd
Fshatit dal vrapoj më thërret fëmijëria
Gjurmët lënë ateherë koha si ka tretur
Në fshatin e nënës sime janë vitet e mia
Shtëpisë vogël atje mbi kodër mbetur
Të gjithë larguar si zogjtë shtegëtarë
Vetëm gjyshja ka mbetur pragut ulur
Në prehrin e saj gjumi më kish marrë
Flokët janë zbardhur duket më e bukur
Në shtëpinë e vogël rrëzë kodrës mbetur
Dy fëmijeri si shoqe luajnë nëpër shtëpi
Fëmijëria e nënës shpirtit gjyshes fshehur
Fëmijëria ime m`del përpara sa herë vij


Shpirt nëne


Akoma t'ngrohta rrobat nëpër dhomë
Aroma e duarve mbetur ditëve të saj
Mbi komodine një foto cdo fjalë dëgjon
Ndaj koha të re e t'bukur do ta mbaj
Cdo gjë e njëjta asgjë ska ndryshuar
Hapur perdja kur shihte parkun n'vjeshtë
Mbi xhama buzëqeshje saj e vizatuar
Vec tik-taku orës sot s'di pse hesht
E shoh tek ecën me shapkat ngjyrë blu
Dhe luga dëgjohet mbi pjatë si gjithmon
Karrigia sikur thot unë jam mes jush ketu
C'do gjë si më parë asgjë e saj s'mungon
Fluturoi si dallëndyshet në vjeshtë iku shkoi
Por kaltersisë do mbetet kthyer në hënë
Me ikjen e saj dhe heshtja cdo gjë mbuloi
Në shpirt u kthye cdo gjë që ajo ka lënë


Saturday, May 27, 2017

Nëse vdes


Ju varrosmëni atje lart në kodër
Pa shkruar për mua asnjë fjalë
Mos i lajmëroni as vëlla e motër 
Lërmëni detin t`më flladis me valë
Asgjë të shtrenjtë s'dua mbi krye
As varrë të mermertë e ngjyrë gri
Në mundeshi një kurorë plot yje
E heshtjen e fjalëve që s`mi the ti
Me kortezhë zie mos më përcillni
Po iki si jetova thjesht pa u ndjerë
Vetëm një degë gjineshtre mbillni
Lule vargjesh të celi cdo pranverë


A të kujtohet ....


Motra ime a e mban mënd
fustanin ngjyrë të trëndafiltë
E fjongon lidhur gërshetit tënd 
 ngjiteshe kodrës e imët e brishtë
Ngjaje re e bardhë qiellit me erë
trembesha mos muzgut humbisje
Flutur unë kthehesha atë pranvere
flatrave të mbaja kur shtegut zbrisje
Vajza të vogla kalojnë përdore
përhumbem kujtimeve t`fjongos tënde
Fustanit t`trëndafilte e kodrës lulëzuar
fëmijërija jote mu përkëdhel ndër duar


Mall vjeshtor


Vargjet që shkruajta për të dy ne
Do ti lexoj kur ti larg të kesh ikur
Unë s`do të kem më zë të kthej atje 
Zëri do jetë mekur e do t` jetë fikur
Vrapoja zbathur dhomave e qeshur
Pastaj strukesha cepit të shtratit
Këmbët e bardha gjysëm xhveshur
Si djalli të shtyja dhe ty drejt mëkatit
Doja t`më kujtoje si një e prapë fëmi
Sy të mëdhenj flokët lëshuara në mes
Ti i hutuar tymosje cigaren për cudi
Mjegullës vjeshtore humbe një mëngjes
Më thuaj si mund t` jetoja unë e qetë
Vargjet që kurrë s`arrita atherë ti lexoja
Vjeshta i rrëzoi parkut me të fundit fletë
Përkëdheljes së gjetheve nisa t`kërkoja


Brishtës


Lotë shoh shelgut të gjorë
Lotë në diell e sot s`bie shi
Përkëdheljet nga jotja dorë 
I mungojn sa kohë s'vjen ti
Dallandyshet tej qiellit largë
Heshtur cërimat i lanë në të
Heshtur puthjet n'timin varg
Shelg: ai s'do t'kthehet më !


Monday, May 15, 2017

Dhimbje mbi dhimbje


( kushtuar me dashuri polices
23-vjeçare Peranxhela Shahini)
................................................
Mallkuar qoftë ajo ditë e ajo orë
Ai minutë e kjo pranverë e zezë
Mallkuar qoftë ajo armë në dorë
Mallkuar se jetën e preu në mes
Ti dhimbjen sfidove pa një përse
Veshur me të bardha e asnjë fjalë
Një letër, një amanet përse ti s'le
Peng nënës së kallur për së gjallë
Vitesh s'dëgjohej t'vriste dashuria
E as fjalët e botës të thëna kuturu
Ty dritë mundi të t'shuaj perëndia
 Por dhimbjen e la mes nesh këtu
Kapelja duart e tua ndjen akoma
Netëve nëna do t'flasi përmalluar
Agimesh do të sjell lule të njoma
Mallkuar dita e ajo armë mallkuar


Nëse vdes


Ju varrosmëni atje lart në kodër
Pa shkruar për mua asnjë fjalë
Mos i lajmëroni as vëlla e motër 
Lërmëni detin të më qajë me valë
Asgjë të shtrenjtë s'dua mbi krye
As varrë të mermertë ngjyrë gri
Në mundeshi një kurorë plot yje
E heshtjen e fjalëve që s`mi the ti
Me kortezhë zie mos më përcillni
Po iki si jetova thjesht pa u ndjerë
Vetëm një degë gjineshtre mbillni
Lule vargjesh të celi cdo pranverë


Wednesday, May 3, 2017

Në këtë tokë që sdo të flas

Në këtë tokë që sdo të flas
Kam frik të vdes si kurr s'jetova
Një fluturim ta quaj në tjetër botë
Kujtoj kësaj jete asgjë s'kërkova 
As kur duhej t'zgjidhja gëzim a lot
Kam frik të vdes as amanetet sdi
E njerëzit harruar kanë të qeshin
Kësaj toke që s'do të flas unë rri
Tmerruar shoh që të gjithë heshtin
Kam frik të vdes besojeni kam frik
Njerëz që sot vriten për një gardhë
Për një grua s'njohin as fjalën mik
Frik se fjala Falje s'vlen si më parë
Kam frik të vdes për vargjet e mia
Sekretet shpirtit ti marrë me vete
Në gjirin e kësaj toke fle fëmijëria
Meraku do më ndjek tej kësaj jete

Friday, April 28, 2017

Ju uroj një fund javë sa më të bukur


Ky pyll për mua


Mes frymëmarrjes së gjetheve ndjej
Buzë të arta ëmbël më puthin trupin
Dashuris së pemëve veten lart e gjej 
Pranë diellit ku zanat dalin e humbin
Fëmijëria ime mes kujdesit t'pemëve
Të parën abetare prej tyre kam mësuar
Të artat fjalë dëgjoja buzëmbrëmjeve:
Ti beso në dashuri, e unë kam besuar
E dua pyllin e zbathur endem mes tij
Ndjej gjethet dhe aromë bari të lagur
Nëse pyesni unë u përgjigjem përsëri
Unë me këtë pyll një ditë kemi lindur!