Friday, May 20, 2016

Tradhetuar nga ikja


Njerëz që largohen shoh cdo ditë
Shumë mbetur këtu kurr s`fluturuan
Ndonëse me shpirt lutën perëndite 
Mbetën njëri tjetrit larg e su takuan
Si ata kemi kohë që po harrohemi
Ditët gri po na vjedhin cdo kujtim
Zemrave njëri tjetrit po largohemi
Udhëkryqëve botës pa një piktakim


Wednesday, May 11, 2016

Letra e nënës


Kur ta lexosh këtë letër unë s'do t'jem më
Netëve te prita me drit hëne shqetesuar
Lodhur vitesh s'mund ta shoh më as atë 
Pleqëria biri im, dritën duket ma ka shuar
Je martuar më kanë thën bir sa u gëzova
Një urim të shkruaja unë doja por s'munda
S'di shtëpine e re kur e more a të mungova
A vallë vitesh zemrës tënde unë i humba
Ninullën tënde këndoj nëpër shtëpi me lot
E m'bëhet si dikur në krah foshnje të mbaj
Malli i nënës s'shuhet bir as në tjetrën botë
Dhe as kur shpirti im të hesht e qielli të qajë
Dhomën tënde se kam prekur e rregulluar
Drita fshhurazi hyn dritares cdo mëngjes
S'di si munde ndër vite nënën pa takuar
U plaka bir por pa të parë s'dua të vdes
Bir dërgoma atë shallin që të kam kërkuar
Se jam plakë e thell shpirtit ndjej ftohtë
Biri im ti s'mund ta dish sa m'ke munguar
E vetme mes shtepisë unë t'pres më kot
Dëgjova si Australis së largët je pasuruar
Gëzimit për ty s'fjeta e gdhiva e pa gjumë
Bir mos e harro atë shall që t'kam kërkuar
Kur i vogel ishe ti nënën e doje aq shumë
Nga dhimbja yt atë iku s`të pa me sy o djalë
Një amanet më la ta them unë ty ndër sy
Shpesh fshatit rreth me këmb i kishte dalë
Dhe përtej reve i bëhej sikur të shikonte ty
Nëna s'do t'mallkoj pse kurr ti s'e shikove
Pse ditët pleqerisë zvarriti vetëm pa njeri
Pse ne aq vjet kurr si fole nuk e kërkove
Nëna shpirt atje larg do t'vijë, e t'flej tek ti
Kur ti lexosh këto fjale unë s`do të jem më
Ndoshta ti do t'kthehesh te shtëpi e vjetër
Pemë të thara tjetër sdo gjesh ti më asgjë
Amanetet e dy prindërve lenë në një letër







Friday, May 6, 2016

Unioni Ndërkombëtar i Poetëve , me drejtues Cac Silvano Bartolezin, dekoruar nga Pesidenti italian organizoi në 25 Prill, 2016 , Çmimin Letrar : The World Union of Poets. Presidenti i jurisë Dr J.S. Anand nga India së bashku me antarët e tjerë Dr Maria Miraglia ( Itali), Sh. Ashok K. Bhargava ( Kanada ), Dr. Muhammad Shanazar, (Pakistan), Dr. Roghayeh Farsi (Iran) dhe Dr. George Onsy,(Egypt) përzgjodhën 100 poezitë më të bukura nga krijues të ndryshëm nga vendet e botës.

Ky konkurim ka vlera pasi poezia ime “ Ndjenjat” u kualifikua për konkurim dhe do jetë dhe pjesë e antologjive të ndryshme ndërkombëtare .Arianita Hoxha, poet ( Albania ) 
.

Feelings

Feelings remained how abandoned coves
with lighthouses off
where only the moon shines

Where kisses may arrive
from far away land
where the sun shines
just like what you see

At dawn, sailboat I have to send
To the ocean
I will convey
there, where you have left
with commodity
I will pray
the body will not forget
as heart beats.




Sunday, May 1, 2016

Të fundit gjethe harruar vjeshtës mbi parmak
Me vete një dallandyshe atë e mori n"fluturim 
Cicërimash kuptova se do ta conte botës larg
Si një puthje vjeshte homazh për dashurinë