Monday, November 26, 2018

Baba, muza e vargut tim.

I thura nënës kaq shumë poezi,
Jo se ty të desha unë më pak,
Ti qeshje e më thoje, 
sa bukur moj bijë,
Ke qëndisur çdo fjalë,
çdo varg !
Ndaj sot u ula të shkruaj për ty,
Muzën vjeshtore e thirra pranë,
E pashë dhe lotët më rrodhën në sy,
- Të lutem, shkruam vargje për babanë !
Vitet të kanë lodhur baba, e ndjej në shpirt,
Larg në dhe të huaj, ndarë kaq kohë...
Shfletoj me radhë kujtimet, fotografitë
Dhe përdore me ty,
fëmijë veten shoh !
Kujtoj të qeshurën tënde, kur luaje me ne...
Punën e rëndë, kur i lodhur vije çdo natë,
Bleje rrallë një palë këpucë, një xhaketë të re,
Për një ditë më të mirë, i luteshe Zotit lart !
Kam ruajtur çdo gjë baba,nga ne
Koha kujtimet tona i mban ngrohtë në gji,
Ndjej se vjeshta po mbush parqet dhe atje,
Me muzën mbi tastierë, sot mu ule dhe ti!

Gezuar festat e Nentorit

Nëpërmjet këtij videoklipi, u urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Festat e Nëntorit!
"Rrofte Shqiperia"
🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Teksti: Irma Libohova & Anita Hoxha
Muzika & Orkestrim: @genti_lako
@ilibohova @julianapasha @kastriottushaofficial
Altea Ali, Ana Gjebrea, Emi Baloshi, Aleksa Ferraj, Klea Kaloshi
Video Production: @fourinfinitproduction
Producente Artistike: @eldamamoci
Shkolla 9-vjecare “Turgut Ozal " Tirane

kenge

Wednesday, November 21, 2018

Faleminderit miq!

Sot një gëzim dhuruar nga miqtë " Bashkësia Kulturore e Shqipëtarëve të Rumanisë". Një gëzim e më shumë, komunikimi e respekti i ndërsjellët mes njerëzve të kulturës e artit kudo ku ne jemi! Ju falenderoj nga zemra dhe mirënjohje për Ju miq! Ju përqafoj!
Anita

Kujtimet s'janë vec kujtime

Kujtoj puthjen dhënë atje në klasë
Vizatuar mbi një krahë avioni letre
Doja shumë të frymonte si e gjallë 
Por t'vërtetat ja dhuroje asaj tjetre
Sot qiellit mijëra avionë në kaltërsi
Të bukur por të ftohtë si dimri vetë
Dashuri e ndarje mbartin për cudi
E kujtime mes valixheve mbi detë
Dërgom një puthje vizatuar prej teje
Një puthje kurr dhuruar asnjë tjetre
N'ëndërr une do fshihem pas një reje
Avion dërgoma i berë me copa letre

Ti, i vetmi kuptim i jetes

Eh Baba sërish në shtëpin tënde
Për mua kthyer ti vitesh migruar
Si dallandyshet nisur në tjera vënde 
Asaj dite zemërthyer sot përmalluar
Duart t'dridhen i shoh e trishtohesh
Pika shiu lotët e mi zbresin ndër sy
I ri shkove si sot unë rri e kujtohem
Kur shtëpisë viteve unë t'kërkoja ty
Mërgimi të ka lodhur baba e ndjej
Ndonse hera herës ti qesh me mua
Fëmijërin mes thinjave kërkoj ta kthej
Ate vajzën me bishtaleca prap e dua
Të dua baba të dua më shumë se jeta
Ndonse thinjur e vitesh ndihesh plakur
Unë për ty mbeta vajza me dy gërsheta
Që llastohesha mbas dorës tënde kapur

Sot

Në një moment dëshperimi në jetë mos mendo kurre fundin , por vendos përpara kembëve të tua një trampolinë nga e cila duhet të hidhesh për të fluturuar shume lart !

Anita


Urimi im

Duke pritur fundjavën për të pushuar, buzëqeshur e shpresuar!

Anita

Lamtumir shpirt

{4 prrill 2015}
Të lashë sot lamtumirën shpirt 
Diku larg po iki në vënd tjetër
Ndodh dhe keshtu me dashuritë
Lodhen e shpejtë quhemi të vjetër
Të lash sot lamtumirën shpirt
Rrugës time nxitoj tashmë pa ty
Ndodh dhe kështu me dashuritë
Duhemi e pastaj s'shihemi me sy
Te lashë sot lamtumirën shpirt
Këpucët e mia s'janë ne koridorë
Ndodh dhe kështu me dashuritë
ikin e s'përshëndeten as me dorë
Të lashë sot lamtumirën shpirt
Fotua jote n'portofol s'di si më mbeti
Ndodh dhe kështu me dashuritë
Blerojnë e vdesin si ëndrra poeti

C'kuptim kane vitet?

S'është cudi, do t'plakem një ditë
Ngjyrash thinjat kurr s'do ti fsheh
Paqe unë do t'bëj me gjitha mëritë 
Bindur s'do besosh se ti më njeh
I njëjti detë do jetë e njëjta kaltërsi
Të reja dallgë bregun do të puthin
I urtë si dele do t'jesh bërë dhe ti
Vitet mëritë do t'provojnë ti zbutin
Fshehurazi do shohësh diku larg
Vajzën që luan me erën dashuruar
Unë lehtë do t'prek në krahë pak
Më parë kthem puthjet ty dhuruar
S'është cudi, do t'plakemi një ditë
Si grinjare para kafes cdo mëngjes
Hei i dashur kurr s'vdesin dashurit
Thëngjijtë një puthje zjarre i ndez!

Kujtime

E di miq do qeshni ju me mua
U cmënd dhe kjo dreq poete
Në ketë vjeshtë gjethe rënë dua 
Kujtimet që o jetë ti s'mi trete
Nëse vitet ikin dhe rinia vrapon
Mes flokesh një thinjë e fsheha
Një palë corape nderur në ballkon
E mërzitur me ato flas ngahera
Ndjej të lëvizin kthyer në hapa
Mua më kërkojnë nëpër shtepi
Ora e jetës si kthehet mbrapa
Mall e përqafuar e imja femijeri
Ndër duar corapet ngjyrë kafe
Arnuar nga nëna për në shkollë
Shpesh mërzitesha i ktheja llafe
Shkallëve dëgjoja të sajën kollë
E di miq do qeshni ju me mua
Poetët mendoni janë të shkarë
Shpirt zgjuar kujtimeve që dua
Të përgjumura corape në sirtarë

Meditim

Tavolinës sime poezi të grisura 
Hedhur andej - këndej një natë 
Puthje e sa dashuri të panisura
Zëra, që më ndoqën, vite gjatë

E në të gdhirë, ylli polar troket
E vargjet mbulon me shkëlqim
Si pulëbardhat në t'largëtin det
Me fuqinë krahëve shpirtin tim

E tavolina ime, ndonse e vjetër
Nën vargje hedhur sa këtu atje
Cudi, dhomës frymon cdo letër
E unë sonte jo s'mundem të fle


Harruar kujtimesh

Mbasditë dhe shiu filloi të bjerë 
Xhamave troket e bëhet litarë
Lotët e mi s'paskan të shterë
E diku larg dëgjohet një kitarë

Jashtë shikimin hedh fryn stuhi
Pemët nga gjethet kjo erë i treti
Me orë të tëra unë dritareve rri
E heshtur kërkoj një muzë poeti

Pareshtur shiu vazhdon të bjeri
Dhe trumcaket dridhen nga ftohti
E trishta ditë pranverë c'më kujtoi
Takimin tonë të harruar që moti

Një ëndërr dikur jetuam ne të dy
Emigruar aq larg këtij realiteti
Një këngë e shkruajta sot për ty
Që pa refren cuditërishte mbeti


Gezuar 7 Marsin

Gjithe mesuesve sot ju uroj Gezuar 7 Marsin!
Si dikur femij u harrova per nje moment ne ato dite kur heret ne mengjes e lumtur ashtu e vogel futesha mes trendafilave ne kopeshtin qe prinderit e kuronin me aq dashuri, dhe mblidhja trendafilat me te bukur per tjua dhuruar mesuesve te mi.
Sot nje dite me shi, gjithandej eshte gri, ai kopesht nuk eshte me dhe cdo gje eshte ndryshe! Shikoj femijet neper rruge qe mbajne ne duar lule artificiale, plastike, dhe kjo pamje e dhimbeshme me trishtoi shume.
Me shume respekt per punen tuaj si nje mision per jeten dhe te ardhmen e femijeve tane!
Anita

Kujtime që rrinë zgjuar

Kjo kuti e vogël e fjongo zbukuruar 
Si shumë vite, unë e hapa përsëri
Në një foto, unë e ti bebe përqfuar
Duart e vogla ndjeva ëmbël përsëri
Dy pupa të vogla nga unë punuar
Sa herë shtëpisë ecnin plot gëzim
Sa herë për ty, netëve rrija zgjuar
E sa herë të ngrohja me trupin tim
Unë femijë isha pothuaj edhe vetë
Dhe frigohesha të t'mbaja në duar
E tek puthja të voglat docka lehtë
Universin t'gjithë e kisha pushtuar
Këngët kujtoj ato këngë të bukura
Ninullat, derisa gjumi të kish zënë
Endrrat e bardha kthyer ne flutura
E belbëzimet e para që ti ke thenë
Je rritur bir e malli shpesh më merr
Për beben e vogël që tundja në duar
Të voglat pupa sa herë kutisë i nxjerr
Kuptoj se si jeta shpejtë ka vrapuar
Lermë o bir të përkëdhel ty përsëri
Ninullat lermë, ti këndoj ndonjëherë
Për mua do mbetesh ai i vogli fëmijë
Sa herë të voglat pupa kutisë do nxjerr

Nje urim

Ju Uroj të gjithëve një muaj të mbarë !
Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme qe i jepni poezise time !


Anita


Vetmia

Vetmia ime një letër e bardhë
Endet rrugicave nën këtë shi
Pellgjeve t'vogla rradhë rradhë
Mbi gjurmët ku ecëm unë e ti
Koha i ka kthyer në pulbardhë
Në det lotësh fluturuar n'mote
Lagjes shëtis mjegull e bardhë
E vetme vetmisë së kësaj bote
Kjo cadër duarve të mia t'ftohta
Mbushur kujtimesh nën këtë shi
Rrugica t'vogla e t'mëdhaja sa bota
Dëshmitarë dashurish në përjetësi

Federico Garcia Lorka

Poezia nuk kërkon ndjekës, kërkon të dashuruar!


Dhe ditët ikin

Në një të ardhme ndoshta shihemi
Sa kemi ndryshuar vallë as vetë s'e di 
Nga puthjet dhënë njeri tjetrit do njihemi 
Dhe nga ajo e quajtura dikur dashuri 

Tuesday, January 9, 2018

Një kofonet i bukur

Ditën kur mora librin e ri " Të dëgjosh zërin e lotit " përjetova njëkohësishte dhe momentin më të bukur të jetës time. Momentin, kur në shtëpi i mora të tre librat në duar, i shikoja e i shikoja përsëri e ndjeva një dëshire amtare që ti shikoja të tre përherë bashkë si një pjesë e jetës sime. Në to janë kujtime të së shkuarës e reflektime për gjithë cfarë ndodhë sot e imagjinuar të nesermën. Keshtu vendosa që me realizimin e një kofoneti elegant të krijoja mundësinë që të tre librat kudo që të shkojne të jene bashkë dhe kudo që të shkojnë ajo pjesë e jetës dhe zemrës sime nëpërmes leximit të krijojnë edhe një notë me shumë gëzimi në bibliotekat e miqëve të mi! Anita të bukur të jetës time. Momentin, kur në shtëpi i mora të tre librat në duar, i shikoja e i shikoja përsëri e ndjeva një dëshire amtare që ti shikoja të tre përherë bashkë si një pjesë e jetës sime. Në to janë kujtime të së shkuarës e reflektime për gjithë cfarë ndodhë sot e imagjinuar të nesermën. Keshtu vendosa që me realizimin e një kofoneti elegant të krijoja mundësinë që të tre librat kudo që të shkojne të jene bashkë dhe kudo që të shkojnë ajo pjesë e jetës dhe zemrës sime nëpërmes leximit të krijojnë edhe një notë me shumë gëzimi në bibliotekat e miqëve të mi! Anita

Një ditë e trishtuar

Sa mall ndjej, për vitet tashmë shkuar
Për fustane për t'bukurat vajza si perri
Po këta sot pirse hundë e buzë shpuar 
Harruar se e thjeshta është madhështi
Unë, si një film bardhë e zi shoh rrotull
Të rinjtë, që rrugëve kotë enden kuturu
Migjeni tatuazh mendimi për kët'popull
Të tjerë botës ikën e su kthyen më këtu
Sot falje të kërkoj për këtë brez të tërë
Zot vec ti mund te rikrijosh nje mrekulli
Shpërfytyruar s'lan gjë fytyrës pa bërë
Endërrash shëmtuar, plastike e kirurgji
Ku humben vajzat e ëndrrat ku u tretën
T'bukurit djem, që ne dikur dashuruam
Sot këta, mes tymit e kafeneve mbetën
Ndryshoj koha, a ne kohën ndryshuam!

I vjetëri mulli i kafes

Arom'e ngroht e kafes sapo pjekur
Më ftoi në t'artat kohë plot kujtime
Në shpirt më erdh'ai viteve ndjekur 
I vjeteri mulli, i shtrenjt i nënës time
Atje ulur, rreth sobës me varak lyer
Prane babit si zogjë ngroheshim ne
Zërin e gjyshes dëgjoj e mallëngjyer
Eja nuse mblidhemi t'pimë një kafe
Filxhanet e bardhë me erdh 'ndër sy
Me lulet rreth prej meje dikur ngjitur
I shtrenjti mulli ai qëndron bufes aty
Ty nënë larguar vitesh duke të pritur

Wednesday, January 3, 2018

Tepër vonë

Mallit harruar kjo pritje e gjatë
Orët numëroja e të takoja doja
Ditëve të ëndërroja e cdo natë 
Me ty diellin doja të përqafoja
Një rrahje zemre, fort sa e fort
Pritjes gjatë, vitesh me rradhë
Shtrëngim duarsh akull e ftoht
Një puthje në faqe sa pak fjalë
Ndër sy u pam zërin ta dëgjoja
Akull zërin tim s'di a dëgjoje ti?
Më shikoje e heshtur të shikoja
As të pyes as të përgjigjem s'di
Ndjeva si të humba pa të gjetur
Si koha ndërtoi një të akullt mur
Miqësi vërtet ndoshta ka mbetur
Unë ika për të mos u kthyer kurr

Më mungon

E trisht të mendoj, që ti je larg 
Tek shoh këpucët që të presin 
Ditët shuajn ditët pak nga pak
Kujtimet zbehen nisin e vdesin

Frik kam ëndërrash të zgjohem
Në to ti më shfaqesh c'do natë
Me blunë qiellore të mbulohem
Frikës se duhet të t'ndjek prap

Sërish dëgjoj fjalët që ne tham
Zemrës fjalët që s'ti thash dot
Të tjera fjalë qiellit u shpërndan
Si gjethet kur i fryn stuhi e fort

Trisht të mendoj që ti ke shkuar
Frigohem ndaj fle unë deri vonë
Parfumi yt mëngjesit sapo aguar
U tret me ëndërrën përgjithmon