Tuesday, January 9, 2018

Një ditë e trishtuar

Sa mall ndjej, për vitet tashmë shkuar
Për fustane për t'bukurat vajza si perri
Po këta sot pirse hundë e buzë shpuar 
Harruar se e thjeshta është madhështi
Unë, si një film bardhë e zi shoh rrotull
Të rinjtë, që rrugëve kotë enden kuturu
Migjeni tatuazh mendimi për kët'popull
Të tjerë botës ikën e su kthyen më këtu
Sot falje të kërkoj për këtë brez të tërë
Zot vec ti mund te rikrijosh nje mrekulli
Shpërfytyruar s'lan gjë fytyrës pa bërë
Endërrash shëmtuar, plastike e kirurgji
Ku humben vajzat e ëndrrat ku u tretën
T'bukurit djem, që ne dikur dashuruam
Sot këta, mes tymit e kafeneve mbetën
Ndryshoj koha, a ne kohën ndryshuam!

No comments:

Post a Comment