Monday, December 22, 2014

Peisazh Dimri

Po bie shi. Pikëzat e vogla si të hazdisura bien e përplasen me forcë nëpër xhama , Disa trumcakë të vegjël dimëror u strukën nëpër folet e tyre me padurimin për të fluturuar përsëri. Qielli është gri. Ylberet në këtë kohë nuk janë më te pranishëm.Gjethet kanë rënë të tëra si nje qilim shumë ngjyrësh që shkëlen pa kujdes nga kalimtarët. Pikat e shiut nuk bien më qetë si në pragun e vjeshtës por bien te rrëmbyeshëm e të ftohtë. Qyteti u zbraz nga zhurma. Dritat po fiken një nga një. Zogjtë u strukën nëpër rrëza për të kaluar natën. 
Mbrëmja ra. Qetësi...
Shiu bie me flokë dëbore ngatërruar. Bora e parë po shtron rrugët . Melankolia e vjeshtës i ka lën vendin mjegullës së ftohte të dimrit. Ëndrrat tona po vaken po zbehen nga pak për tu rikthyer në pranverën e ardhshme. Zyrtarisht jemi në dimër . Sa bukur mendova me vete. Ky dimër i ftohtë ka bukurinë e tij që të magjeps. 


No comments:

Post a Comment