Me sy sonte e ndjek detin
Deri ku valet shuhen leht
Atje ku horizonti zhduket
E duket s'e humbet vertet
Ndjehem sot endrrimtare
Detit dua ti thur nje varge
Ai me perkedhel kembet
Heshtur valen terheq larg
Doja ta pushtoj te gjithin
Vetem nje moment e doja
Aroma dhe ajo qetesi ishin
Zemres ndersa une mendoja
Detit rrugen more ate dite
Valet tregojne e yjet larte
Une cdo dite lusja prendite
Por dita behej shume e gjate
Sonte kujtimesh humb e tera
Ndjej ne trup nje fllad te lehte
Oh emrin tend e mbuloi vala
Une doja te mbetej atje per jete
Kujtimin deti qetesisht ma zgjoi
E heshtur thash ashtu ngadale
Nje keng malli leht nis e kendoi
E koke ulur kthehem e pa fjale
No comments:
Post a Comment