Monday, December 22, 2014

Sikur të ishte

Lasgushi i thuri vargje liqenit 
Për detin unë shkrova papushim 
Thjeshtë më pëlqen ta kujtoj 
Por unë dhe ai nuk kemi krahasim 

Lasgushi i thuri vargje dashurisë 
Dhe mbeti një idhull i përjetshëm 
Ndonjëherë me vete i pëshpëris
Ti je idhulli im më i pushtetshëm 

Si kur ai gjallë të ishte 
Se di a do më kishte lexuar ?
Se di për mua dëgjuar do kishte ?
Se di diçka a do më kishte shkruar?

Ky vend i vogël në mes të Europës 
Ndoshta është i varfër nuk ka pasuri 
Por këtu ka lindur qytetërimi i gjithë botës 
Lasgush , Dritëro , Ismail e do të lindin përgjithnji ..

Anita Hoxha.


No comments:

Post a Comment