Monday, December 1, 2014

Pa Ty


Nje gote vere ashtu ne heshtje
Gezuar murit i them aty perball
Ne buze nje e ftohte buzeqeshje
Sonte per ty i pa harruari mall

Dhe kjo gote pa fund me duket
Vera sonte mendjen po ma merr
Hija jote ngadale sonte zhduket
O ndoshta zemra jasht e nxjerr

Goten e veres une po pi e vetme
Dhe zjarri ne oxhake po kerrcet
Ndjej te jem ne boten e pertejme
Sikur ti vetem atje mua me pret

Serish gezuar i them murit perball
Dhe goten me duar gati e theva
Oh sot ti mu bere vertet nje mall
E ndaj veten me vere e genjeva

Mire u takofshim ne nje tjeter bote
Se ne kete bote thame lamtumire
Te rri sonte e vetme me duket kote
Ndaj vendosa te dehem duke pire

No comments:

Post a Comment