Sunday, December 28, 2014

I flas Hënës

Po i flas hënës për ty
Ajo më rri ashtu sipër mbi kokë
I tregova që dikur ishim dashuri
Sot kemi mbetur thjesht shokë


Më ndjek hëna që nga lartë
Hera herës i hedh një sy
Më kujtohet koha e gjatë
Kur hënën e shikonim të dy


I flas hënës i tregoj
Për ditet për jetën time
Për dashurinë që iku shkoj
Mbetën në shpirt vetëm kujtime


Nuk e di ku ke shkuar
Më kujton ndoshta se di
Apo netëve i vetmuar
Flet me yjet edhe ti


Në këtë natë hënën takova
Fola shumë e fola gjatë
Disa pika lot lëshova
Të dua prapë


No comments:

Post a Comment