Tuesday, December 23, 2014

Duke pritur naten


Duke pritur naten te vinte 
Xixellonjat filluan lojen e tyre 
Peshpriste era ne veshet e mi 
Muzike e vargje te vakta deshperimi

Duke pritur naten te vinte
Po flisja me sy me yllin polar
Me gjuhen e largesise
Me gjuhe pa kuptim harrese

Nata filloi te vinte me terrin e saj
E hodhi si carcaf para syve te mi
Xixellonjat i fiken dritat e tyre ylli polar
U struk per te pritur mengjesin

Duke te pritur ty ne kete nate te gjate
Mengjesi gdhiu hareshem
Ti nuk erdhe netet e tjera
Un nuk do kem me ankthin e pritjes



No comments:

Post a Comment