Tuesday, March 15, 2016

Për të mos u penduar

Pranverës sapoardhur një ditë çudi
Pran manushaqes të sapo lulëzuar
Një letër hedhur kush as sot unë s'di 
Zemër dashurie një shigjet pikturuar
Zemrës pikturar atje dy emra shkruar
Fjalë lagur lotësh në t'brishtat rrjeshta
Dashuri ndoshta në ndarje përfunduar
Letër zverdhur si gjethet nga vjeshta
Shkolla mbaroi sot duhet larg të shkoj
Klasës t'kërkova mes bangave me kot
Zemër thyer mbi këtë letër po pikturoj
Një zemër për fjalët që s`ti thash dot
Ndoshta puthjeve harruar vajzës tjetër
Dashurin harroi njohur viteve më parë
Ndoshta vitesh puthur kishte atë letër
E lotëve të tij ajo akoma s'ishte tharë

Monday, March 7, 2016

GEZUAR 7 MARSI

Të gjithë mësueseve dhe arsimdashëve në vite ,si dhe atyre që sot përhapin rreze drite e diturie ,rreze drite dashurie, e atdhedashurie,të gjithë atyre që pregatisin gjenerata të reja për jete- në të mirën e atdheut, uroj nga zemra :
GEZUAR 7 MARSI - DITA E MESUESIT

Wednesday, March 2, 2016

Dita e nje marsit

Sot 1 Mars! Një ditë, si do te donim gjithë ditët e jetës, ku qielli i kaltër me diellin e ngrohtë do të lumturonin blerimin e natyrës, zërat e fëmijëve dhe dashurinë e respektin mes njerëzve!