Friday, December 29, 2017

Dhe ky fundëvit pa ty

Sot lutem bir e ti kthehu përsëri
E mallkuar ajo pranverë e ftohte
Sa mall në shpirt e dim unë e ti
Syt tanë që kurr s'ngelen pa lot

Të përqafoj dua e të kem pranë
Një vit të mbarë unë për të uruar
Jo më larg kohës kur na ndanë
E ftohta pranverë për tu harruar

Sonte era fryn e jashtë filloi shi
Ky fundevit lodhur nis të shkojë
Tashme nje rit i vjetër bir ti e di
Orët mbrapsh filloj unë numëroj

E vogla pemë ngjyrash ndezur
Për ty e zbukurova në të gdhirë
Nje dritë kjo si për t'më kujtuar
Anit s'të erdhi as këte vit yt bir!

Tuesday, December 26, 2017

Të dëgjosh zërin e lotit

Sot mora në duar librin tim të ri "
Të dashur miqë këtë gëzim e ndaj me ju sot duke ju falenderuar nga zemra për mbështetjen tuaj të sinqertë për rrugën e poezisë sime! Shpresoj me entusiazëm që ky libër të udhetojë drejt jush kudo ku ju jetoni për të ndjerë në duart tuaja të njejtat gëzime e emocione që ndjeva unë sot!
Të dëgjosh zërin e lotit ". Shumë gëzim dhe emocione të përjetuara në pak caste e njëherësh ndjeva një lloj ndrojtje kur dëgjova një zë brënda meje të më thotë : Ej Anit, ky titull i menduar një vitë më parë nuk ishte largë realitetit për këtë vitë që është duke numëruar ditët e tij të fundit! Faleminderit shtëpia botuese "Ada" me zotin Roland Lushi dhe Agron Shele për parathënien e këtij libri!
Mirënjohje për ju!
Anita Hoxha

Tre librat


Zëri i poezisë

Sot një tis trishtimi vargjeve të mia
Ndodhë pa më kuptuar, si për inat
Ndjeva t'qante, me lot e zë poezia 
Dhimbja të përhapej qiellit atje lart
Mu ulën n'prehër fjalët e këndonin
Më përkëdhelnin si të isha fëmijë
Shpirtin tim, si me magji ndriconin
Shkruaj m'luteshin, shkruaj përsëri
Dashuritë e humbura, më rrethuan
Poete ti shkruaj mos na le të ndarë
Bora e parë gjithë motivet mbuluan
Borë e parë mbi sy lot si një e qarë
Shpirtit m'trokitën vargjet për nënën
Për babain e bicikleten e tij të vjetër
Për pulëbardhat, për yjet e për hënën
Për gjyshrit sa kujtime në kohë tjetër
Shkruaj e ti shkruaj për mua përsëri
Djalin si në mjegull, t'shihja në derë
Shkruaji, shkruaj me t'bukrën poezi
Shkruaji gjithë emigrantëve të tjerë
Sot nje tis trishtimi vargjeve të mia
Për c'trishtim unë flas herët në agim
I pari kuptim ditëve për mua poezia
Ritëm për gjakun, gëzim i shpirtit tim.