Saturday, November 19, 2016

Ma thuaj

Thuaj cmëndesh për mua, Ma shkruaj me fjalë varg a poezi Kësaj nate hënë plotë dua Të ndjej në shpirt pak dashuri
Dhe si dhimbje erdhe i bukur Në këtë mjegull të ftohtë nëntori Sic vjen në jet një cast i lumtur Mungesës tënde lot syri nxorri
Në trishtimin tim mbështjell Më djeg një mall në largësi SI psherëtim era të sjell Si këngë si puthje si nostalgji

Wednesday, November 2, 2016

Dita e librit

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të librit që ishte para disa ditësh zgjodha Instuticionin e Ekzekutimeve te Vendimeve Penale Vaqarr ku me shume kenaqesi dhurova të dy librat e mi me poezi. Aktiviteti u mbajt në Sallën e Bibliotekës ku ndodheshin një pjesë e të paraburgosurve të cilët lexuan disa nga poezite e mia dhe diskutuam për planet e së ardhmes apo karrierën në vijmësi dhe konkretisht librit të tretë që do te jete ne duart e lexuesve në fillim te Dhjetorit. ku një pjesë e këtij libri do shkoj dhuratë për këto Instuticione të Vuajtjes së Dënimit në gjithë vëndin, Uroj me besimin te Zoti, me besimin te forca e tyre dhe me ndihmen e librit të reflektojnë qe jeta e tyre të marri një rrugë të drejtë në të ardhmen e kjo periudhë e vështirë e jetës të jetë e kaluar, Falenderoj Drejtorinë e këtij Instuticioni për këtë Certifikatë Mirnjohje dhe mikpritjen e bërë brenda këtyre ambienteve . Faleminderit !