Tuesday, August 23, 2016

Një këngë në agim

Mëngjesi i përgjumur në të zbardhur Mbi qytetin që flinte harruar në qetësi Një këng dëgjohej prej qiellit ardhur Të humba e kurr su takuam dashuri
Një kitare qante thellë parkut për cudi Vec zogjtë atje si spektator dëgjonin Si në ëndërr u ndez e bukura melodi Lehtë në kor dhe zogjtë po këndonin
Nje djal këndonte atje parkut përball Pas resh nata largohej n'botën e saj Heshtur hëna strukej e shfaqej rrall E mes tingujsh trishtues ai filloj të qaj
Pikat e shiut që filluan ashtu papritur Si sfond dëgjohej me tingujt e kitares Ky mëngjes dimeror melankolik zbritur Këngën perplaste në xhamat e dritares
Këndoi djali e s'pushoj asnjë moment E lotët e ngrohtë i rridhnin si i lehti shi Cudi mendova se si ndodh në këtë jetë Të humba e kurr su takuam dashuri



Shpirt nëne

Akoma t'ngrohta rrobat nëpër dhomë Aroma e duarve mbetur ditëve të saj Mbi komodine një foto cdo fjalë dëgjon Ndaj koha të re e t'bukur do ta mbaj
Cdo gjë e njëjta asgjë ska ndryshuar Hapur perdja kur shihte parkun n'vjesht Mbi xhama buzëqeshje saj e vizatuar Vec tik-taku orës sot s'di pse hesht
E shoh tek ecën me shapkat ngjyrë blu Dhe luga dëgjohet mbi pjatë si gjithmon Karrigia sikur thot unë jam mes jush ketu C'do gjë si më parë asgjë e saj s'mungon
Fluturoi si dallëndyshet në vjesht iku shkoi Por kaltersisë do mbetet kthyer në hënë Me ikjen e saj dhe heshtja cdo gjë mbuloi Në shpirt u kthye cdo gjë që ajo ka lënë



Pershendetje miq


Thursday, August 4, 2016

Sot, një nga ditët më të bukura, një nga ato ditë kur respekti për punën dëshmohet edhe nga kujdesi që institucione të rëndesishme tregojne per artistet. Mirenjohje dhe me zemer nje falenderim Ambasades Kanades e cila me akordoi një vizë dhjetevjecare, duke me mundesuar takimet me artistë e poetët shqiptarë që jetojnë në Kanada. Anita