Tuesday, August 23, 2016

Shpirt nëne

Akoma t'ngrohta rrobat nëpër dhomë Aroma e duarve mbetur ditëve të saj Mbi komodine një foto cdo fjalë dëgjon Ndaj koha të re e t'bukur do ta mbaj
Cdo gjë e njëjta asgjë ska ndryshuar Hapur perdja kur shihte parkun n'vjesht Mbi xhama buzëqeshje saj e vizatuar Vec tik-taku orës sot s'di pse hesht
E shoh tek ecën me shapkat ngjyrë blu Dhe luga dëgjohet mbi pjatë si gjithmon Karrigia sikur thot unë jam mes jush ketu C'do gjë si më parë asgjë e saj s'mungon
Fluturoi si dallëndyshet në vjesht iku shkoi Por kaltersisë do mbetet kthyer në hënë Me ikjen e saj dhe heshtja cdo gjë mbuloi Në shpirt u kthye cdo gjë që ajo ka lënë



No comments:

Post a Comment