Monday, March 30, 2015

Flas me henen

Harruar kesaj nate te bukur me hene
Buze detit une jam ulur e veshtroje
Ne shpirt kam aq shume per te thene
Qe vetem henes sonte dua tja tregoj

Ajo buzeqesh me mua me syte ulur
Dhe fytyr e saj ndrine te madhen bote
Une e shohe dhe buzeqesh e lumtur
Qe me henen e arte u bera mike sote

T'i tregoje une dua per ditet qe shkojne
Per kohen kur e bukur isha dikur femij
Per enderrat qe drejte henes vrapojne
Kur pyesja a jam e bukur edhe une si ti

T'i tregoje kur neteve ne rrinim deri vone
Kur mahnitur te plote henen kishim pare
Drejt saj vraponim kapur dore per dore
E kur shpeshe me kishe pare duke qare

T'i tregoje qe je large e sonte s'je me mua
Ne nje tjter vend dhe ti henen sheh njesoj
Large jemi vertete por kurre jo te harruar
Ndaj cdo gje henes une nise e po i tregoj

Ajo m'degjone me driten e saje te arte
E rrezet embel ka shtrire sonte mbi dete
I heshturi dete si vullkane duket i zjarrte
I pa funde horizontit i bukur dhe i qete

Hena ngrohte sonte dic'me tha ngadale
Anita mike ti shume ke per t'me treguar
Kaqe large s'mundem te degjoj cdo fjale
Ndaj rrugen sonte mbi det ta kam shtruar

Thursday, March 26, 2015

Lamtumire shpirt

Te lashe sot lamtumiren shpirt
Diku large po iki ne vend tjeter
Ndodhe dhe keshtu me dashurite 
Lodhen e shpejte quhemi te vjeter
Te lashe sot lamtumiren shpirt
Rruges s'ime nxitoj tashme pa ty
Ndodhe dhe keshtu me dashurite
Duhemi e shpejte s'shihemi me sy
Te lashe sot lamtumiren shpirt
Kepucet e mia s'jane me ne koridor
Ndodhe dhe keshtu me dashurite
Puthen e s'pershendeten as me dore
Te lashe sot lamtumiren shpirt
Fotua jote n'portofol s'di si me mbeti
Ndodhe dhe keshtu me dashurite
Blerojne e vdesin si enderra poeti
Te lashe sot lamtumiren shpirt
Ika per t'mos u ndjere me e braktisur
Ndodhe dhe keshtu me dashurite
Fillojne e mbarojne si leter e grisur!

Tuesday, March 24, 2015

Bore pranvere

Po bie bore e cdo gje u zbardhe
Si nje enderr e bardhe shtruar
E trumcaket fshehur ne gardhe
Bores i gezohen duke kenduar

Bora vazhdone e bie fjolla fjolla
Si nje vals fluturash pa mbarim
Sot puthje pafund drejt teje solla
Po dhe pak zjarr prej shpirtit tim

Para pejsazhi si e Turner pikture
E une nje moment ndjeva ftohte
Sot dhe ylberet t'i kthej dua ne ure
Te ty per te arritur kudo ne bote

Shohe qiellin gri pa ngjyren blu
E mjegull anemban shperndare
S'di t'jetoj pa kaltersin e syve te tu
Ndaj drejt teje rrugen po e marre

Me dhuro nje buzeqeshje

Ne mundesh ti dhurome nje buzeqeshje
Qe thelle ne shpirtin tim drite te depertoj
Qe mes dhimbjes t'mos pranoj ne heshtje
Qe me ikjen tende per mua c'do gje mbaroi

Ne mundesh ti dhurome nje buzeqeshje
Kur une large njerezeve fatin tim te qaj
Kur t'pranoj se kam humbur ne heshtje
Kur edhe zotit ne gjunje t'i lutem pastaj

Ne mundesh ti dhurome nje buzeqeshje
Qe stinet t'shohe tek ndrrohen pa u ven re
Kur une te sheroj e vetme ashtu ne heshtje
Te pasherueshmen plage qe shpirtit tim i le

Ne mundesh ti dhurome nje buzeqeshje
Kur une fillin e kohes ta kem humbur
Kur ditet e trishta te kalojne ne heshtje
Dhe kur jeta themelet te mi kete tundur

Ne mundesh ti dhurome nje buzeqeshje
Qe une te fluturoj si zoge neper hapsire
Qe jetes t'mos i nenshtrohem ne heshtje
E t'mendoje s'e do t'vi nje dite me e mire

Nese ti m'harron

Nese ti m'harron un sdi me te jetoj
E qielli do te ndihet harruar yjesh
E argjendta hene me s'do t'ndricoj
Dhe e ngrohta ere s'do t'fryj mbi pyjet

Nese ti m'harron lotet do t'mi fshijne
Duart e kujtimeve tona aq te bukura
Qe si uragane mendimesh do t'arrijne
E do t'me kthejne koheve te lumtura

Nese ti m'harron valle a do te mundesh
Kesaj pranvere ti thuash une s'jam aty
Ti si nje lule nga puhiza do t'lekundesh
Dhe e nesermja me keqe se cmenduri

Nese ti m'harron shtrati yne do t'jete bosh
E vetme zjarrit te nates une do t'kerkoj
S'di neteve per mua ti a do t'mendosh
Une pa ty s'do t'mundem dot as te jetoj


Saturday, March 21, 2015

Te huaj

Te huaj jemi bere une e kuptoje
Si dy qytete te lashte mesdhetare
Historia nje dite do t'na bashkoje
Por qyteterimi serish do t'na ndaje

Te ftohte jemi bere mos ma thuaj
Si dy akuj atje large ne antarktide
Qe te ftohtit ne mes akujsh do ti ruaj
Por i ngrohti diell do ti shkrij nje dite

Jemi bere te larget shkoi nje shekull
Sikur nuk ezistojme me ne kete planet
Njeri tjetrin do e shohim si ne mjegull
Por asnje here me bashk ne kete jete

Ndoshta nje dite

Ne u takofshim nje dite ne kete bote
Me malle do te shihemi si miqe te vjeter
S'do mendojme per ndarjen eshte e kote
Pershendetja do t'mjaftonte e asgje tjeter

Dita ne statcionin e pritjes kur te zbresesh
I lodhur rreth e rrotull do m'kerkosh me sy
I vetem perlotur nje moment do t'heshtesh
Kur te kuptosh qe une sjam duke t'pritur ty

Mes udhetareve hapin rende do t'hedhesh
Me shpirt hapin tim do t'kerkosh t'a ndjesh
Kujtimet tona dhimbshem do t'i mbledhesh
E oren e kohes serish mbrapa do t'a kthesh

Ashtu nje moment do t'qeshesh ti me vete
Dhe do t'kujtosh qe uji i lumit s'rri ne vend
Dikur te afert por edhe large sot kesaj jete
Pluhuri i harreses ka mbuluar emrin tend

Saturday, March 14, 2015

Nene ti do me falesh

E dashur nene ketu sot filloi bore
E atje te ti pranvera s'a ka ardhe
Veshur kam trikon qe me dhurove
Punuar me dore e zemer t'bardhe

Nene gjumi shpejt sot me ka dale
Te kujtova e syte mbusha me lote
Gjithe gabimet une i rendita radhe
E me zemer ju luta te madhit zot

Ah imja nene ketu ka vetem hekura
Dhe ajri e dielli kurre s'hyne brenda
Mes t'brishtave kujtime si te vdekura
Une vecse ty te shoh nder enderra

Brenda hekurave foton tende shohe
Cdo mbremje une falje t'kam kerkuar
Mbyllur hekurave s'mbaj mend sa kohe
Nene ta dish zeri yt sa m'ka munguar

Nene une ketu asnje prej tyre s'njoh
Une s'di nga jane e n'tjera gjuhe flasin
Shpeshe prej tyre frike kam dhe ti shoh
Violente jane dhe shpesh ata godasin

Ketu ndermend m'vjene mua femijria
Harruar enderrash tashme pa kuptim
Ate kohe kur vrapoja rrugicave te mija
Kurre s'e mendoja pas hekurash rinine

Ah nene zotit une faleje i kerkoj cdo dite
Dhe i betohem se me s'do t'gaboj kurre
Kur shohe sa i ri kam dale te fotografite
Tmerrohem si pas hekurave u bera burre

Mos me qorto nene me zemer te lutem
Tani qe shkruaj vertet sa frike une kam
Ne gjirin tende te ngrohte lerme te futem
Si dikur dhe sot per ty femij i vogel jam

Falme nene ti e perjetshmja faltorja ime
Une shpirtin tend e mbaje fort ne duar
Derisa atje te vij t'mbuloj me perqafime
Te tjera kohe ngadale kane per te shkuar

Edhe kete leter une po e mbyll o nene
Me dhimbje burgu me hekura rrethuar
Sa shume gjera o nene kam per ti then
Do t'kthehem kur lulet te kene gjelberuar


Nje dite pa ty

Perendimi horizontit tej po zhduket
Ti edhe sot s'erdhe prita me kote
Sa afer ishim e harruar kohe duket
Dhe sa te larget kemi mbetur sote

Shpirti im si peme mes dimrit kthyer
Dhe flladi pranveres me s'e dritheron
Kush ne jete  njehere eshte genjyer
As edhe dielli veres me s'e pervelon

Yjet me veshterojne sot pa meshire
As zjarri shpirtine time me nuk e ndez
Mjaftoi nje dite pa ty t'kuptoja mire
Se dhe vete dashuria mund te vdese


Wednesday, March 11, 2015

For you, mather

You came to me in my dream again, mother
The longing for you startled my sleepy heart
I woke up and called your name like I used to as a child
While tears, coming down my face river-like

I often wake up in the night
And I search for you with all my heart and soul
Mother you are the longest of all longings
God, how far away the day I'll see you again seems

You're always smiling at me from the photograph
You look so young and so beautiful mother
I call out for you in vain
Mother, I have so much to say

And I talk to the photo in the middle of the night
Mother my soul needs you right now
Years and time have gone by
And I miss you, oh I miss you so much

I cry and tell you how sorry I am
I will always long for and greatly miss you
I curse at myself tonight though
For not being able to give you life from my own

Tuesday, March 10, 2015

Me babain shkruaj

Gjelberimit sot ulur jame e rri
S'e pranvera tek ne sapo trokiti
Bije - e para fjale lexova une
Ne letren qe sot sapo mberriti

Sa dashuri brenda shpirtit tend
Miresia e ktheu ate ne qelibare
Atje thelle baba eshte i imi vend
Atje une fryme brenda teje marre

Dashurin ne zerin tend te ngrohte
E ndjej akoma qe kur isha femij
Dhe ne ditet e dimrit aq te ftohte
Une ngrohtesi merrja brenda tij

Sa dashuri ka brenda trupit tend
Lodhur prej vitesh per nje veper
Te rriteshim te lumtur e me mend
Asgje s'do te doje ne jete me teper

Dhe sa dashuri baba ka ne syt e tu
Qe pa funde si qielli i kalter ngjajne
Ndodhe qe s'me gjejne mua ketu
Me kerkojne e shpesh nisin e qajne

Ah baba prej mallit nje dite une qava
Te shtepi e femijerise serish u ktheva
Ju si sot larguar jeni 15 vitesh para
Ndaj te dera si femij ne lote shpertheva

Boshe shtepia dhe muret lageshtire
Kujtimesh harruar e veteme disa ore
Sy perlotur nder foto ti gjithmone i mire
Ja dhe mes oborrit kapur dore per dore

Baba a mban mend kur une isha femij
Prane zjarrit uleshim te ajo sob e vjeter
Perralla pafund na tregoje neteve ti
Une dhe sot disa i ruaj diku ne nje leter

Baba trikon tende e vesh neper shtepi
Ndjej te kem aq afer me ty rri bisedoj
Ah baba shpirtit dhimbje e mall me je ti
Sa e veshtire jeta larg teje te qendroj

Ah baba sa qesha sot neper shtepi
Tek kerkoja mes sirtareve te vjeter
Ate llullen gjeta s'di a mban mend ti
Kur ti shaka beje si nje plak i vjeter

Baba dhe dallandyshet serish kthehen
sa bukur rrine  bashk te gjitha ne fole
Mendoj une tek i shoh si qiellit defrehen
Bashke valle nje dite a do jemi edhe ne

Saturday, March 7, 2015

Zemer e heshtur

Heshtur zemra ne vetmin e saj
Per ditet qe i shkuan pareshtur
Lodhur dhimbjes kerkon  pastaj
Ate qe vitesh kurre s'e kish gjetur

Zemra tik takun pa fjale e ndjek
Si ore henore kurdisur nga koha
Dita qe kaloi e gjate sa nje jete
Harruar e larget si cdo gje e jona

Zemra e heshtur tregone shume
Pasqyre shpirtit te trazuar si deti
Atje tek shuhet vala ulur jam une
Atje enderra jone pashprese mbeti

Nese ne muret e saj ti do t'shikosh
Do shohesh te gjitha gabimet e mia
Cmendurisht serish do m'dashurosh
Si dikur cmendurisht dhe une do t'vija

Thursday, March 5, 2015

Dikur te kam takuar

Ti neteve vjen enderra ime e bardhe
Me flet nje gjuhe qe e kuptoj cuditerisht
Une si sonabul prej planetit tjeter ardhe
S'dija si me ty e lidhur jam shpirterisht

Une s'di kush je e s'di ku botes jeton
Di vetem se nje dite do t'takoj patjeter
Nese enderr eshte kjo tani me zgjon
Kujtimin per ty si i njohuri ime i vjeter

Do te pres ndonse asgje per ty nuk di
Ndjej se nje buzembremje do te takoj
S'me duhet fare nese me pret edhe ti
Une ligjet e ksaj bote sot do ti injoroj

Une adolishente e lumtur vertet jam
Asgje s'di per dashurine e per takimet
Di vece zemren vend te pritjes kam
Ku dashurite lindin dhe kurre harrimet

Sot te takova enderra ime shekullore
Dite gezimi e pa funde dua kjo te jete
Ashtu ne etere te kapur dore per dore
Dikur e bukur enderr dhe sot e vertet

Wednesday, March 4, 2015

Me mungon baba















Tek nxitoja rruges kete mengjes
Mjegulla gjithe si vello ka mbuluar
Lulet plote brilantesh nga kjo vese
E gjumit qyteti ndjej te jete zgjuar

Mes njerezish une ecja me nxitim
Mirmengjes degjoj te stacioni linjes
Ne ate Mirmengjes ndihej pikellim
I nje burri buze rruges se makines

Ktheva koken nje lyps shikoj zbathur
Kete bote e urreva une si asnjehere
Babane kujtova dita sa ka zbardhur
Kur perballe une gjeta nje te mjere

Mu kujtua femijeria ime aq e lumtur
Ti perdore me mbaje c'do mengjes
Une nje femije e vogel dhe e bukur
Ty te kisha idhull ty te kisha shpres

Ah baba malli per ty me ka djegur
Ti si engjell fluturove ne tjeter bote
Perball njeriut qe mjerimi e ka gjetur
Ti ne shpirt me malle me erdhe sot

Baba si atehere te kame para syve
Me pallton e gjate ngjyre gri veshur
Koha kur n'oborr mbi deget e hardhive
Ttrumcaku kendonte per ne pareshtur

Sot ky lypsar kete mengjes te ftohte
Mendjen ma hoqi nga ty nje moment
S'di c'mu kujtua palltoja jote e ngrohte
E mes mallit shpirti mu drodhe vertet

Si gjethe lekundesh ky i shkret njeri
Me shpirt mallkova kete bote te ndyre
Baba si kur ta shohesh me syt e tu tani
Buza i dridhet nga era e ftohte ne fytyre

Ndalova e u ktheva andej nga erdha
Dhe shkallet e pallatit i ngjita me nxitim
Dhimbjes duke ecur lot nga syte derdha
Dhe frymen e mbajta para dollapit tim

Pallton tende gri ne dore baba e mora
Sa kujtime i solla ne mendje une tani
Me dashuri e palosa por me dridhej dora
Ndonse shkallet i zbrita si dikur femij

Tej rruges ndalova para tij si e ngrire
Dhe pallton ia dhashe me aq dhimbsuri
M'u be te degjoja ah bij zermer mire
Krenare me bere te ndihem mua tani

Lypsi menduar buzqeshi ashtu pajete
Pallton tende ne krah hodhi e vazhdoi
Ate kujtim zemre nga ti mbetur kaq vjet
Sot ja le dikujt tjeter ne jete t'a gezoi


Tuesday, March 3, 2015

Flas me nenen

Nene sot mese lotesh une u zgjova
Ti n'enderr mu shfaqe ashtu papritur
Te kerkova rrethe meje por s'te gjeta
Vec diellit mbi krevatin tend te bukur

Mbi krevat shtrihem me bizhamet e tua
Kujtoj kur mi bere per ditelindje dhurat
Ate dite ti qeshje aq shume me mua
Kur e gezuar une ecja poshte e larte

E di nene mos qesh per cfar te them
Une te gjithe jeten te tregoj dhe ti e di
Kur nje dite te vij e bashk me ty te jem
E dua ate te torten qe hanim une e ti

Mbaj mend sapo kishte ardh'pranvera
Kur qiellit fluturonin qindra dallandyshe
Ti e bukur lumturoheshe si heret e tjera
Kur une te thoja qe sot dukesh ndryshe

Nene me shpirtin tende une poete u bera
Ndonse ty kjo pune s'te pelqen aq shume
Poetet te varfer mbeten per vite te tera
Ndaj bije une dua ti fillo e gjej nje pune

Ah nene me merzit ndonjehere edhe ti
Dhe shpeshe veten e shohe ne pasqyre
Une e rritur sot qesha me vete a e di ?
Sa shume ne te dyja ngjajme ne fytyre

Nene mos thuaj se ke qare per mua atje
Kur letra ne Anglin e larget te kete mbrritur
Do thuash bije me dhimbsesh qe vetem je
Gezohem per pranveren qe atje ka zbritur


Shiu i pare

Pikat e para te stoli yne me gjeten
Shi i ngrohte vjeshte sa me gezoj
Mbi gjethet e rena reflekse mbeten
E mes refleksesh ty nisa te kerkoj

Te shohe menduar si atehere ti vije
Hapat t'e degjoheshin ngadal e lehte
S'a me ka marr malli Zot sikur ta dije
Mes shiut ti do t'ma sillje ketu vertet

S'ndjej me por shiu floket po mi lag
E mes lotesh thelle ne zemer zbriti
Kjo vjeshte ky shi dhe ky i yni park
Si atehere dita e pare sot me tronditi

Sunday, March 1, 2015

Me zerin e viteve

Me zerin e brishte te viteve te mia
Qe kujteses embel i rri si nje kurore
Jeta nxiton e s'kthehet pas si dashuria
Qe here ishte diell e here ishte bore

Viteve pas ju kthehem une menduar
Si nje liber pluhur renduar kujtimesh
Here mese faqesh lexoj e deshperuar
E here te tjera ne copeza gezimesh

Drites se drureve qe oxhaku po djeg
Veten nis e kerkoj ne nje tjeter kohe
Une vajza e vogel me dy gersheta
Sa malle ndjej ate vajz dua ta shoh

Tej dritares shohe e qeshe nen ze
Adolishente rrebele kujtoj une isha
Ja topi prej lecke sa here lozem me te
Fshehur mes luleve akoma e kisha

Dashuria ime ah ajo e para dashuri
Sa here per ty kam qare e kam shkruar
Letrat e tua te ruajtura i kam dhe tani
Ndonse me pluhur malli jane mbuluar

Kujtoj fustanin e bardhe kur e vesha
Kur te thoja s'e jam gruaja me me fate
Sa fustane une provova e me ty qesha
Ate dite shkelqeja mes diellit si dhurate

Ne jete femijen e pare solla me kujtohet
Engjelll bekuar perendie ne krah e mora
Ajo foto thyer ne nje cepe s'me harrohet
Prej duarve te vogla qe sote ai krenohet

Ecen jeta e s'di te ndale n'asnje moment
Sot gjithe vitet i mblodha une ne vargje
Shohe si treten druret ne zjarre te nxehte
E dritares gjethet qe dimerojne ne parqe