Saturday, March 14, 2015

Nene ti do me falesh

E dashur nene ketu sot filloi bore
E atje te ti pranvera s'a ka ardhe
Veshur kam trikon qe me dhurove
Punuar me dore e zemer t'bardhe

Nene gjumi shpejt sot me ka dale
Te kujtova e syte mbusha me lote
Gjithe gabimet une i rendita radhe
E me zemer ju luta te madhit zot

Ah imja nene ketu ka vetem hekura
Dhe ajri e dielli kurre s'hyne brenda
Mes t'brishtave kujtime si te vdekura
Une vecse ty te shoh nder enderra

Brenda hekurave foton tende shohe
Cdo mbremje une falje t'kam kerkuar
Mbyllur hekurave s'mbaj mend sa kohe
Nene ta dish zeri yt sa m'ka munguar

Nene une ketu asnje prej tyre s'njoh
Une s'di nga jane e n'tjera gjuhe flasin
Shpeshe prej tyre frike kam dhe ti shoh
Violente jane dhe shpesh ata godasin

Ketu ndermend m'vjene mua femijria
Harruar enderrash tashme pa kuptim
Ate kohe kur vrapoja rrugicave te mija
Kurre s'e mendoja pas hekurash rinine

Ah nene zotit une faleje i kerkoj cdo dite
Dhe i betohem se me s'do t'gaboj kurre
Kur shohe sa i ri kam dale te fotografite
Tmerrohem si pas hekurave u bera burre

Mos me qorto nene me zemer te lutem
Tani qe shkruaj vertet sa frike une kam
Ne gjirin tende te ngrohte lerme te futem
Si dikur dhe sot per ty femij i vogel jam

Falme nene ti e perjetshmja faltorja ime
Une shpirtin tend e mbaje fort ne duar
Derisa atje te vij t'mbuloj me perqafime
Te tjera kohe ngadale kane per te shkuar

Edhe kete leter une po e mbyll o nene
Me dhimbje burgu me hekura rrethuar
Sa shume gjera o nene kam per ti then
Do t'kthehem kur lulet te kene gjelberuar


No comments:

Post a Comment