Gjelberimit sot ulur jame e rri
S'e pranvera tek ne sapo trokiti
Bije - e para fjale lexova une
Ne letren qe sot sapo mberriti
Sa dashuri brenda shpirtit tend
Miresia e ktheu ate ne qelibare
Atje thelle baba eshte i imi vend
Atje une fryme brenda teje marre
Dashurin ne zerin tend te ngrohte
E ndjej akoma qe kur isha femij
Dhe ne ditet e dimrit aq te ftohte
Une ngrohtesi merrja brenda tij
Sa dashuri ka brenda trupit tend
Lodhur prej vitesh per nje veper
Te rriteshim te lumtur e me mend
Asgje s'do te doje ne jete me teper
Dhe sa dashuri baba ka ne syt e tu
Qe pa funde si qielli i kalter ngjajne
Ndodhe qe s'me gjejne mua ketu
Me kerkojne e shpesh nisin e qajne
Ah baba prej mallit nje dite une qava
Te shtepi e femijerise serish u ktheva
Ju si sot larguar jeni 15 vitesh para
Ndaj te dera si femij ne lote shpertheva
Boshe shtepia dhe muret lageshtire
Kujtimesh harruar e veteme disa ore
Sy perlotur nder foto ti gjithmone i mire
Ja dhe mes oborrit kapur dore per dore
Baba a mban mend kur une isha femij
Prane zjarrit uleshim te ajo sob e vjeter
Perralla pafund na tregoje neteve ti
Une dhe sot disa i ruaj diku ne nje leter
Baba trikon tende e vesh neper shtepi
Ndjej te kem aq afer me ty rri bisedoj
Ah baba shpirtit dhimbje e mall me je ti
Sa e veshtire jeta larg teje te qendroj
Ah baba sa qesha sot neper shtepi
Tek kerkoja mes sirtareve te vjeter
Ate llullen gjeta s'di a mban mend ti
Kur ti shaka beje si nje plak i vjeter
Baba dhe dallandyshet serish kthehen
sa bukur rrine bashk te gjitha ne fole
Mendoj une tek i shoh si qiellit defrehen
Bashke valle nje dite a do jemi edhe ne
No comments:
Post a Comment