Nene sot mese lotesh une u zgjova
Ti n'enderr mu shfaqe ashtu papritur
Te kerkova rrethe meje por s'te gjeta
Vec diellit mbi krevatin tend te bukur
Mbi krevat shtrihem me bizhamet e tua
Kujtoj kur mi bere per ditelindje dhurat
Ate dite ti qeshje aq shume me mua
Kur e gezuar une ecja poshte e larte
E di nene mos qesh per cfar te them
Une te gjithe jeten te tregoj dhe ti e di
Kur nje dite te vij e bashk me ty te jem
E dua ate te torten qe hanim une e ti
Mbaj mend sapo kishte ardh'pranvera
Kur qiellit fluturonin qindra dallandyshe
Ti e bukur lumturoheshe si heret e tjera
Kur une te thoja qe sot dukesh ndryshe
Nene me shpirtin tende une poete u bera
Ndonse ty kjo pune s'te pelqen aq shume
Poetet te varfer mbeten per vite te tera
Ndaj bije une dua ti fillo e gjej nje pune
Ah nene me merzit ndonjehere edhe ti
Dhe shpeshe veten e shohe ne pasqyre
Une e rritur sot qesha me vete a e di ?
Sa shume ne te dyja ngjajme ne fytyre
Nene mos thuaj se ke qare per mua atje
Kur letra ne Anglin e larget te kete mbrritur
Do thuash bije me dhimbsesh qe vetem je
Gezohem per pranveren qe atje ka zbritur
No comments:
Post a Comment