Te huaj jemi bere une e kuptoje
Si dy qytete te lashte mesdhetare
Historia nje dite do t'na bashkoje
Por qyteterimi serish do t'na ndaje
Te ftohte jemi bere mos ma thuaj
Si dy akuj atje large ne antarktide
Qe te ftohtit ne mes akujsh do ti ruaj
Por i ngrohti diell do ti shkrij nje dite
Jemi bere te larget shkoi nje shekull
Sikur nuk ezistojme me ne kete planet
Njeri tjetrin do e shohim si ne mjegull
Por asnje here me bashk ne kete jete
No comments:
Post a Comment