Thursday, March 26, 2015

Lamtumire shpirt

Te lashe sot lamtumiren shpirt
Diku large po iki ne vend tjeter
Ndodhe dhe keshtu me dashurite 
Lodhen e shpejte quhemi te vjeter
Te lashe sot lamtumiren shpirt
Rruges s'ime nxitoj tashme pa ty
Ndodhe dhe keshtu me dashurite
Duhemi e shpejte s'shihemi me sy
Te lashe sot lamtumiren shpirt
Kepucet e mia s'jane me ne koridor
Ndodhe dhe keshtu me dashurite
Puthen e s'pershendeten as me dore
Te lashe sot lamtumiren shpirt
Fotua jote n'portofol s'di si me mbeti
Ndodhe dhe keshtu me dashurite
Blerojne e vdesin si enderra poeti
Te lashe sot lamtumiren shpirt
Ika per t'mos u ndjere me e braktisur
Ndodhe dhe keshtu me dashurite
Fillojne e mbarojne si leter e grisur!

No comments:

Post a Comment