Heshtur zemra ne vetmin e saj
Per ditet qe i shkuan pareshtur
Lodhur dhimbjes kerkon pastaj
Ate qe vitesh kurre s'e kish gjetur
Zemra tik takun pa fjale e ndjek
Si ore henore kurdisur nga koha
Dita qe kaloi e gjate sa nje jete
Harruar e larget si cdo gje e jona
Zemra e heshtur tregone shume
Pasqyre shpirtit te trazuar si deti
Atje tek shuhet vala ulur jam une
Atje enderra jone pashprese mbeti
Nese ne muret e saj ti do t'shikosh
Do shohesh te gjitha gabimet e mia
Cmendurisht serish do m'dashurosh
Si dikur cmendurisht dhe une do t'vija
No comments:
Post a Comment