Me zerin e brishte te viteve te mia
Qe kujteses embel i rri si nje kurore
Jeta nxiton e s'kthehet pas si dashuria
Qe here ishte diell e here ishte bore
Viteve pas ju kthehem une menduar
Si nje liber pluhur renduar kujtimesh
Here mese faqesh lexoj e deshperuar
E here te tjera ne copeza gezimesh
Drites se drureve qe oxhaku po djeg
Veten nis e kerkoj ne nje tjeter kohe
Une vajza e vogel me dy gersheta
Sa malle ndjej ate vajz dua ta shoh
Tej dritares shohe e qeshe nen ze
Adolishente rrebele kujtoj une isha
Ja topi prej lecke sa here lozem me te
Fshehur mes luleve akoma e kisha
Dashuria ime ah ajo e para dashuri
Sa here per ty kam qare e kam shkruar
Letrat e tua te ruajtura i kam dhe tani
Ndonse me pluhur malli jane mbuluar
Kujtoj fustanin e bardhe kur e vesha
Kur te thoja s'e jam gruaja me me fate
Sa fustane une provova e me ty qesha
Ate dite shkelqeja mes diellit si dhurate
Ne jete femijen e pare solla me kujtohet
Engjelll bekuar perendie ne krah e mora
Ajo foto thyer ne nje cepe s'me harrohet
Prej duarve te vogla qe sote ai krenohet
Ecen jeta e s'di te ndale n'asnje moment
Sot gjithe vitet i mblodha une ne vargje
Shohe si treten druret ne zjarre te nxehte
E dritares gjethet qe dimerojne ne parqe
No comments:
Post a Comment